Kosova
Freedom House: Kosova bën përparim të vazhdueshëm
Kosova, i vetmi vend në rajonin e Ballkanit Perëndimor që për të pestin vit me radhë ka shënuar përparim në raportin e organizatës Freedom House për demokratizimin e vendeve.
Është bërë e ditur se Kosova është i vetmi vend në rajonin e Ballkanit Perëndimor që për të pestin vit me radhë ka shënuar përparim në raportin e organizatës Freedom House për demokratizmin e vendeve.
I titulluar “Vendet në tranzicion, 2020”, raporti vlerëson gjendjen e qeverisjes demokratike në 29 vende në Evropë dhe Euroazi.
Në tabelën prej 1 deri në 7 pikë, ku 1-shi paraqet nivelin më të ulët të përparimit demokratik dhe 7-ta me të lartin, Kosova i ka 3.18 pikë, krahasuar me 3.11 sa ka pasur vitin e kaluar, shkruan Rel.
Përparim të lehtë ka shënuar edhe Maqedonia e Veriut, duke siguruar 3.75 pikë, krahasuar me 3.68, vitin e kaluar.
Shqipëria, Mali i Zi dhe Serbia kanë shënuar përkeqësim, ndërsa Bosnjë e Hercegovina dhe Kroacia kanë mbetur në të njëjtën pozitë.
“Përkundër disa marrëveshjeve të suksesshme politike dhe përparimit teknik drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, vendet në tranzicion kanë shënuar përkeqësim të demokracisë, sidomos Serbia dhe Mali i Zi”, thuhet në raport.
Të gjitha vendet e Ballkanit, përveç Kroacisë, bëjnë pjesë në grupin e “regjimeve kalimtare ose hibride”. Këto, sipas Freedom House, janë demokraci zgjedhore, ku institucionet demokratike janë të brishta dhe ku ekzistojnë sfida reale për mbrojtjen e të drejtave politike dhe lirive civile.
Serbia dhe Mali i Zi kanë dalë këtë vit – për herë të parë qysh më 2003 – nga kategoria e demokracive.
“Kapja e shtetit, abuzimi i pushtetit dhe taktikat e të fuqishmëve, të praktikuara nga Aleksandar Vuçiq në Serbi dhe Millo Gjukanoviq në Mal të Zi, kanë bërë që këto vende të kapërcejnë kufijtë. Ato nuk kategorizohen më si demokraci”, thuhet në raport.
“Prejse ka marrë pushtetin në vitin 2012, Partia Përparimtare Serbe ka kufizuar vazhdimisht rolin e opozitës në qeverisje”, thekson Freedom House.
Demokracia në pikën më të ulët
Organizata nxjerr në pah se numri i demokracive është në pikën më të ulët në historinë 25-vjeçare të raportit: nga 29 vendet e vlerësuara, dhjetë janë demokraci, dhjetë janë regjime hibride dhe nëntë janë regjime autoritare.
Sa u përket vendeve të Evropës Qendrore, Hungaria po ashtu ka rënë në grupin e regjimeve kalimtare ose hibride, për shkak të, siç thuhet, përkeqësimit të të dhënave nga zgjedhjet, qeverisjet lokale dhe korrupsioni.
Polonia po ashtu e ka ndryshuar kategorinë, duke u bërë vendi i dytë i Bashkimit Evropian që humb emërtimin “demokraci e konsoliduar”, pas Hungarisë.
Te Polonia, Freedom House nxjerr si arsye situatën e përkeqësuar në pavarësinë e gjyqësorit.
Duke iu referuar vendeve që kanë dalë nga kategoria e demokracive, presidenti i Freedom House, Michael Abramowitz, tha se “shumë udhëheqës në rajon nuk pretendojnë më se kujdesen për demokracinë apo ligjin”.
“Kriza e koronavirusit ka krijuar një ndryshim, pas të cilit gjërat mund të përkeqësohen, ose demokracitë mund të ringjallen”, tha Abramowitz.
“Shpresojmë se kjo përvojë do të ilustrojë rëndësinë e qeverisjes transparente dhe të përgjegjshme dhe do të nxisë kërkesa të reja për ndryshime”, shtoi ai.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha