Koronavirusi: çast pas çasti
Rregullat e “rrepta” për të prerë flokët në Gjermani
Që nga dita e hënë, gjermanët mund të shkojnë për të prerë flokët, megjithatë, janë vënë disa rregulla
Gjermania njihet si një vend me një disiplinë të lartë. Rregullat duhet të respektohen maksimalisht. Kështu do të jetë edhe me qytetarët që duan të prejnë flokët, përcjell albinfo.ch.
Lokalet janë hapur që nga 23 marsi, megjithatë, pronarët dhe klientët duhet tu përmbahen disa rregullave strikte.
Rregullat e nxjerra nga Ministritë gjermane për Ekonominë dhe për Çështjet Sociale gjithashtu përfshijnë distancën prej 1.5 metra ndërmjet klientëve dhe nuk do të ketë krehje në të thatë.
Dorezat duhet të vishen derisa flokët e një klienti të lahen (për të hequr ndonjë baktere), por mund të hiqen vetëm për prerje, shkruajnë mediat shqiptare.
Ndalohen bisedat ballë për ballë, dhe sipas rregullave çdo komunikim rreth prerjes ose ngjyrës duhet të bëhet përmes pasqyrë.
Rregullat
Prerjet do të zhvillohen vetëm me takim të paracaktuar për të shmangur pritjet e klientëve në sallon
Klientët dhe parukjerët duhet të mbajnë një distancë prej 1.5 metra, përveç kur ndodh prerja e flokëve
Të dyja palët do të duhet të mbajnë maska për fytyrën
“Komunikimi i drejtpërdrejtë” nuk lejohet – diskutimi për stilin e flokëve, ngjyrën etj. duhet të bëhet përmes një pasqyre dhe të ruhet gjithnjë një minimum distance
Asnjë krehje me tharje në të thatë, nëse është e mundur
Duhet të qarkullohet ajri i freskët, i cili sipas rregullave duhet të jetë 100m3 / orë për parukjer
Gërshërët dhe mjetet e tjera duhet të dezinfektohen plotësisht midis përdorimeve, si dhe karriget e klientëve
Mantelet e flokëve duhet të lahen pas çdo përdorimi dhe, nëse është e mundur, duhet të vendosen edhe mantele një përdorimesh sipër tyre
Klientët duhet të lajnë duart kur hyjnë në sallon.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Pronari i agjencisë mbetet në paraburgim: Biznese me mafien e drogës Të akuzuarit kanë fituar rreth 3.4 milionë franga zvicerane nga shtatori 2020 deri në mars 2021...
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
Jeta në Zvicër
-
Sekreti i shijes unike të djathit zviceran Në ndryshim nga djathi industrial, djathi zviceran ka një shije të veçantë. Pse është kështu? Studiuesit...
-
Pronari i agjencisë mbetet në paraburgim: Biznese me mafien e drogës
-
Numri i të prekurve nga gripi po rritet me shpejtësi në Zvicër, gjendja po përkeqësohet
-
Moti në Zvicër: Bëhet apel për kujdes në rrugë, akulli kërcënon në këto rajone
-
Gjërat që nuk u takojnë të huajve në Zvicër