Kosova
BE-ja ia ‘ndalon’ Thaçit të paraqitet me flamurin e Kosovës në samit
Shtetet pjesëmarrëse në samitin e Zagrebit që do të mbahet nesër, më 6 maj, do të paraqiten pa kurrfarë simbolesh shtetërore. Një vendim i tillë është marrë për shkak të pjesëmarrjes së Republikës së Kosovës në këtë samit.
Të gjithë liderët shtetërorë që do të marrin pjesë, përfshirë edhe presidentin Hashim Thaçi, në këtë samit që do të realizohet përmes një video-konference, do të paraqiten vetëm me emër dhe mbiemër, pa funksion dhe pa emrin e shtetit, shkruan REL në gjuhën serbe.
Kjo është konfirmuar nga zyrtarët evropianë të përfshirë në organizimin e samitit të BE-së për Ballkanin Perëndimor, që do të zhvillohet nesër, 6 maj, në kryeqytetin kroat.
Sipas burimeve të REL në Bruksel një vendim i tillë është parë i nevojshëm për t’u siguruar që do të marrin pjesë të gjithë ata që janë ftuar dhe për të respektuar qëndrimin neutral të BE-së për statusin e Kosovës.
Një vendim i tillë për të mos shfaqur kurrfarë simboli kombëtar apo shtetëror vjen pikërisht për shkak të pjesëmarrjes së Spanjes në samit, shtet i cili në vazhdimësi ka kundërshtuar pjesëmarrjen e barabartë të Kosovës në takime të nivelit të lartë.
Siç ka thënë për REL një zyrtar i lartë i BE-së për t’u mbajtur samiti duhet të respektohen rregullat e caktuara për shkak të ndjeshmërisë së sitautës.
Ai gjithashtu ka thënë se kanë marrë konfirmimin e të gjithë pjesëmarrësve të rajonit se në paraqitjen në video-konferencë do të përdorin një sfond të njëtrajtshëm pa simbole, të cilat do të vështirësonin konferencën.
Siç shkruan REL, Spanja në këtë Samit do të marrë pjesë meqë zhvillohet përmes një video-konference dhe meqë s’do të ketë as duarshtrëngime e as foto familjare.
Republika e Kosovës nesër në samit do të përfaqësohet nga presidenti Hashim Thaçi.
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra