Kosova
Haziri: Babai i 26-vjeçarit ka qenë në aeroport, por nuk e kanë lejuar ta takojë
Dje në Qendren e Studentëve në Prishtinë ka ndodhur një rast tragjik, ku ka humbur jetën një i ri i moshës 26-vjeçare nga Gjilani.
Ai dyshohet se ka rënë nga një objekt i Qendres së Studentëve, duke mos u mbijetuar plagëve.
Lidhur me rastin në një konferencë për media ka folur kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.
Ai kërkoi nga organet e drejtësisë të marrin masat e nevojshme.
“Dje edhe sot Gjilani po kalon nëpër tragjedi të paimagjinueshme, dhimbja e madhe me trastin e njoftimit se një djalë i ri nga komuna jonë, i cili është kthyer nga Gjermania, ai është njohur. Kërkojmë nga organet e hetuesisë ta hetojnë rastin deri në fund, t’i japijn qetësi familjes duke e zbardhur rastin. Ia kemi obligim gjithkujt që është prekur nga okjo situatë”.
Kreu i Gjilanit shtoi se babai i të ndjerit ka kërkuar ta takojë në aeroport, por nuk e kanë lejuar.
“Definitivisht, vetë fakti se mënyra e organizimit të kthimit ka qenë përmes institucioneve të Kosovës, Komuna e Gjilanit i ka bërë kërkesë Ambasadës së Kosovës në Berlin, Ambasada ka reaguar dhe ka organizuar kthimin me aeroplanin e parë. I kemi plotësuar gjithë dokumentacionin e nevojshëm për këtë rast që ka qenë me prioritet, por në Prishtinë iu është nënshtruar rregullave të Prishtinës, pastaj ne s’kemi pasur mundësi tjetër. Babai i djalit ka qenë në aeroport, ka kërkuar ta takojë djalin, por nuk e kanë lejuar”.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha