Kosova
Kosova në 24 orët e fundit, 18 të shëruar dhe 11 të prekur me COVID-19
Sot më 03 maj 2020, janë testuar gjithsej 171
Është bërë e ditur se sot më 03 maj 2020, janë testuar gjithsej 171 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilave me SARS-CoV-2, janë diagnostikuar gjithsej 11 raste.
Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Mitrovicës së Jugut 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Rekë) nga komuna e Prizrenit 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Prizren), Leposaviq 3 raste (sipas vendbanimit: Leposaviq 2 raste, Leshak 1).
Gjatë javës së fundit (26 prill deri më 02 maj 2020) janë raportuar rastet pozitive, të shëruara dhe rastet e vdekjes sipas të gjitha komunave në Republikën e Kosovës: Ferizaj (56 raste të shëruara), Malishevë (3 raste pozitive dhe 3 të shëruar), Prizren (25 raste pozitive dhe 15 të shëruar), Pejë (24 raste pozitive dhe 1 rast i vdekjes), Prishtinë (1 rast pozitiv dhe 29 të shëruar), Viti (4 raste pozitive dhe 16 të shëruar), Gjilan (5 raste të shëruara dhe 1 rast i vdekjes), Kamenicë (5 raste pozitive dhe 14 të shëruar), Suharekë (3 raste pozitive dhe 9 të shëruar), Mitrovicë e veriut (8 raste pozitive, 8 të shëruar dhe 1 rast i vdekjes), Vushtrri (15 raste të shëruara), Zveçan (3 raste pozitive dhe 7 të shëruar), Rahovec (5 raste pozitive dhe 1 i shëruar), Zubin Potok (2 raste pozitive, 10 të shëruar dhe 1 rast i vdekjes), Shtime (2 raste pozitive), Gjakovë (4 të shëruar), Leposaviq (4 raste pozitive, 3 të shëruar dhe 1 rast i vdekjes), Podujevë (2 raste pozitive dhe 1 i shëruar), Fushë Kosovë (3 raste të shëruara), Hani i Elezit (6 të shëruar), Kaçanik (5 raste pozitive), Skenderaj (5 raste të shëruar), Klinë (1 rast i shëruar), Deçan (2 raste pozitive dhe 1 i shëruar), Dragash (1 rast pozitiv), Drenas (1 i shëruar) dhe Mitrovicë (6 raste pozitive).
Raportimi javor prej 26.04-02.05.2020 nga mostrat e marra në komunat Mitrovicë e veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq sipas datave respektive i kemi këto rezultate:
26 prill nga 40 të testuar 1 pozitiv, 3 të shëruar dhe 1 i vdekur,
27 prill nga 36 të testuar 5 pozitiv, 4 të shëruar dhe 2 të vdekur
28 prill nga 22 të testuar 2 pozitiv, 4 të shëruar.
29 prill nga 40 të testuar 1 pozitiv, 4 të shëruar.
30 prill nga 37 të testuar 5 pozitiv, 4 të shëruar.
01 maj nga 32 të testuar 2 pozitiv, 4 të shëruar.
02 maj nga 34 të testuar 1 pozitiv, 4 të shëruar.
Sot më 03 maj 2020, janë shëruar gjithsej 18 pacientë me numrin total të shëruarve deri më sot gjithsej 381 raste.
Nga data 08 shkurt deri më 03 maj 2020, janë testuar gjithsej 8.287 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë 851 raste, me gjithsej 25 raste të vdekjes.
Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.
Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 03 maj 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 3.537.173 raste të COVID-19 dhe 246.950 raste të vdekjes.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha