Muzikë
Shuhet ylli i muzikës Shahindere Bërlajolli-Stafaj
Repertori i Shahindere Bërlajollit numëron 280 këngë, shumica e të cilave janë të regjistruara në Radio Prishtinë dhe në vende të tjera regjistruese
Dita e sotme shënon një ditë zie në muzikë, pasi këngëtarja e mirënjohur Shahindere Bërlajolli-Stafaj ndërroi jetë.
Shahindere Bërlajolli rrodhi prej një familje vendase të qytetit të Pejës, familje kjo e njohur për kontribut të vlerave të profileve të ndryshme brenda familjes.
Që nga viti 1959, në moshën 13 vjeçe, Shahinderja bëhet solistja e parë më e reja profesioniste në muzikën artistike popullore, përcjell albinfo.ch.
Hitet e mëdha të Shahinderes sot përpunohen nga këngëtarë të ndryshme të estradës shqiptare.
Publiku i këndon edhe në ditët e sotme këngët e saj me shumë dashuri dhe nostalgji janë: “Në zabel të erdha”, “Miriban”, “Kush ma i pari bani”, “Gajdexhiu”, “Baresha e dashnume”, “Lules”, “Hajde dalim moj goce”, “O bylbyl me pika-pika”, “Një lule në Gostivar” dhe shumë këngë të tjera.
U martua me kompozitorin e njohur Enver Stafai në Gostivar, me këngët e së cilit triumfoi 5 vite radhazi në festivalin e vetëm të asaj kohe Akordet e Kosovës.
Ky çift bashkëshortor lanë gjurmë të pashlyera në botën artistike muzikore kombëtare. Ky çift artistik solli në jetë tre djem, Albanin, dhe binjakët Arditin dhe Astritin që sot e kësaj dite vazhdojnë rrugëtimin e prindërve.
Reagon Thaçi dhe Haradinaj
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka shprehur ngushëllime, pas lajmit për vdekjen e këngëtares së njohur shqiptare Shahindere Bërlajolli.
“Me dhimbje mora lajmin për ndarjen nga jeta të këngëtares së njohur, Shahindere Bërlajolli. Ajo me dekada dha kontribut për pasurimin e thesarit të këngës shqipe dhe është vlerë e madhe për trashëgiminë tonë kulturore. Vdekja e saj është një humbje e madhe për të gjithë, prandaj u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, artdashësve dhe gjithë të afërmve të saj”, shkruan Thaçi.
Vdekja e këngëtares Shahindere Bërlajolli-Stafaj e ka pikëlluar kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.
“Pikëllues lajmi i ndarjes nga jeta të artistës së këngës burimore shqiptare, Shahindere Bërlajolli-Stafaj. Ajo, bashkë me plejadën e artë të muzikës së viteve ‘70, krijoi identitetin kulturor të Kosovës. Ngushëllime familjes, miqve dhe komunitetit artistik mbarëshqiptar” ka shkruar Haradinaj.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha