Lajme
Mjeku shqiptar në Angli: Pacientëve shqiptarë me COVID u flas shqip
Specialisti i urgjencës në spitalin Kingston në Londër, Adrian Fandi, tregon për eksperiencën e tij me COVID-19, rikthimin në spital dhe kurimin e pacientëve shqiptarë.
Mjeku flet për situatën e përjetuar pasi ka fituar betejën me sëmundjen disa javë më parë.
“Infektimi me COVID-19 nuk ka qenë aspak i lehtë. Kam ndenjur 5 ditë në spital dhe më pas u përmirësova dhe shkova në shtëpi. Këtu në Angli ne nuk bëjmë një test verifikues, por pasi kalojnë disa ditë pa simptoma dhe temperaturë,do të thotë që jemi negativë. Pushim kam ndenjur vetëm 1 javë dhe nuk doja të rrija më shumë, edhe pse kolegët më thanë të rrija 4 ose 5 javë. Mendova puna do më ndihmojë ta marr veten më mirë sesa të rri kot në shtëpi. Javën e parë isha disi i lodhur por javën e dytë e mora veten shumë mirë. Momentin kur besoj se jam infektuar e mbaj mend shumë mire. Isha duke vizituar një pacient në zonën e pastër të spitalit, pasi e kishim ndarë në 2 pjesë: pacientët me COVID-19 dhe ata me probleme të tjera. Pasi e vizitova për rreth 10 minuta isha shumë i sigurt se ai ishte e infektuar dhe e transferuan në anën tjetër. Pastaj pas disa ditësh fillova të kem simptomat e para dhe temperaturë”, shprehet doktor Adriani.
Mjeku tregon edhe për ndihmat i ka dhënë komunitetit shqiptar atje. Adrian Fandi shprehet se shqiptarët atje janë shumë të turpshëm, edhe pse e dinë shumë mirë gjuhën angleze dhe çuditen kur ai u flet shqip në spital. Madje mjeku tregon se ka ndihmuar edhe në spital, ku u tregon familjarëve të të sëmurëve për gjendjen e tyre në gjuhën shqipe. Disa prej tyre madje e marrin në telefon për t’i kërkuar këshilla.
“Në Angli kam ardhur para 6 vjetësh pas një periudhe të gjatë pune në Rimini të Italisë. Kisha vështirësi në mësimin e gjuhës në fillim, po për rreth 1 vit u konsolidova dhe në punë. Në fillim kur erdha në punë u thashë që nuk dija mirë gjuhën, por ata vlerësuan më shumë aftësitë e mia dhe thanë që me kohën do mësoja. Pas 1 viti këti erdhi dhe gruaja ime dhe tashmë punojmë bashkë në një spital. Sistemi këtu është shumë ndryshe nga ai italian, në Itali kur vinte dikush në spital duhej të arrinim sa më shpejt te diagnoza, kurse këtu i shikojmë gjërat me më shumë imtësi”, përfundon ai.
Këshillat që ai jep për të tjerët janë distancimi dhe vetëkarantinimi. Çdokush që vëren simptoma të lehta, sipas tij, duhet të ketë kujdes dhe të mos takojë familjarë, sidomos më të vjetrit që mund të kenë sëmundje shoqëruese. Izolimi është masa kryesore, sepse kohët e fundit po vërehet rritja e numrit tê pacientëve të infektuar në moshë të re. Mjeku gjithashtu tregon edhe situatën e fëmijëve ku tek ata virusi prek më shumë enët e gjakut dhe duket më shumë si gjendje alergjie, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve Dritat e Krishtlindjeve të Cyrihut kushtojnë shumë para. Publiku tani po ndihmon me sponsorizimet për t’u...
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme