Koronavirusi: çast pas çasti

Ahmeti: Prishtina hiqet sonte nga karantina

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se sonte kryeqyteti hiqet nga zona e karantinimit.

Por, ai ka theksuar se përkundër relaksimit, rreziku ende nuk ka kaluar, duke u bërë thirrje qytetarëve të bëjnë kujdes të shtuar.

Njoftimi i tij i plotë:

“Prishtina hiqet sonte nga karantina. Ju lus edhe më tutje që të mos relaksohemi. Sa më të kujdesshëm, të gjitha masat do të relaksohen më shpejt. Përkundër relaksimit, rreziku ende nuk ka kaluar.

Ky është lajm i mirë! Masat e tjera mbesin në fuqi”.

#rriNshpi