Kosova
Kosovë: Tre persona në gjendje të rëndë nga koronavirusi
36 persona po trajtohen në QKUK, ku tre prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.
36 të prekur me koronavirus po trajtohen në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës.
Zogaj i ka thënë për mediat kosovare se tre prej të infektuarve gjenden në mjekim intenziv, derisa katër të tjerë deklaron se janë me oksigjeno-terapi.
Sipas saj, edhe gjendja e shtatzënës së infektuar është e mirë.
“36 persona i kemi aktualisht që po trajtohen në Infektivë. Pesë janë në pritje të rezultateve. Tre prej të infektuarve gjenden në mjekim intenziv, ndërsa katër të tjerë janë me oksigjeno-terapi. Në Infektive është duke u trajtuar edhe një shtatzënë dhe gjendja e saj është e mirë”, ka thënë Zogaj për Express.
Ndryshe, mbrëmë në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik janë testuar gjithsej 221 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore.
Prej këtyre mostrave, pozitive kanë rezultuar shtatë raste. Rastet pozitive janë raste kontakti dhe sipas vendbanimit: gjashtë (6) raste nga komuna e Prizrenit dhe një (1) rast nga komuna e Suharekës.
IKShP’ja ka njoftuar edhe për shërimin e 27 pacientëve.
“Sot më 01 maj 2020, janë shëruar edhe njëzet e shtatë (27) pacientë, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej dyqind e nëntëdhjetë e tetë (298) raste”, thuhet në njoftim.
Që nga shpërthimi i pandemisë, në Kosovë kanë vdekur 22 pacientë. Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 813, ndërsa 298 pacientë janë shëruar.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha