Portrete të firmave
Me “Prison Art” e bëjnë botën më të bukur dhe më të përgjegjshme
Duke qenë pjesë e një projekti, në radhë të parë humanitar dhe social, Marjeta dhe Kujtimi, me punën e tyre synojnë që këtë botë ta bëjnë më të bukur dhe më të përgjegjshme
Marjeta dhe Kujtim Statovci, shqiptarë që jetojnë në Zvicër, prej vitesh janë duke e ushtruar një biznes shumë të veçantë. Ata blejnë çanta të punuara me dorë nga të burgosurit në Meksikë dhe i shesin ato në Zvicër, Gjermani e Austri. Por nuk është vetëm shitja dhe blerja ajo që karakterizon punën e Marjetës dhe Kujtimit. Ata, duke qenë pjesë e një projekti, në radhë të parë humanitar dhe social, me punën e tyre synojnë që këtë botë ta bëjnë më të bukur dhe më të jetueshme.
Albinfo.ch: Çka është Prison Art dhe çfarë fshihet mbrapa kësaj ideje?
Marjeta dhe Kujtim Statovci: Thënë shkurt dhe thjesht, është një projekt risocializimi për të burgosurit. Ata të burgosur që gjenden në fazën e fundit para lirimit, lejohen që, duke iu përmbajtur disa rregullave të caktuara, të bashkëpunojnë në projekt, të krijojnë shprehi te reja dhe t`i lënë mbrapa shprehitë e vjetra. Ka lindur në Meksikë, në një shtet me 130 milionë banorë dhe një shkallë shumë të lartë të kriminalitetit. Parakushtet më të mira pra, për të realizuar një projekt të suksesshëm dhe funksional.
A mund të thuhet se projekti ka pasur sukses? A ka një vlerë të matshme?
Patjetër. Sot punojnë 250 punëtorë në këtë projekt. Punonjësit që punojnë brenda burgut, përmbushin normën e kërkuar ditore brenda kushteve kornizë, që është për shembull, një zonë pa droga dhe pa dhunë. Të liruarit, punonjësit e risocializuar përmes projektit, kanë fituar një vend pune, për të vazhduar më tutje me punën në projekt. Ata kanë një pagë fikse, me të cilën mund të ndërtojnë një jetë të re dhe të ushqejnë familjen. Ata që bëhen recidivistë dhe përfundojnë sërish në burg, janë të përjashtuar përgjithmonë nga projekti. Kjo masë merret për të siguruar që ai ose ajo t`i qëndrojë besnik/e vetes dhe familjes.
E kujt ishte ideja që të importohen çantat nga burgjet meksikane dhe që të fillohet ngritja e projektit “Art of Prison” në Zvicër?
Vetëm një vit pasi që këtë projekt në Meksikë e kishte nisur Jorge, edhe të burgosurit në Spanjë u shprehën për “shpëtimtarin”. Njëri prej tyre ishte një ish partner i yni afarist. Kjo qasje bëri që ne, para lirimit të tij nga burgu të udhëtonim në Meksikë për të njohur personalisht “shpëtimtarin e shenjtë”. Mbi bazë të interesave të njëjta, simpatisë dhe disa të njohurve, u krijua një bashkëpunim familjar. Kështu, ne, nga viti 2018 kemi të drejtat ekskluzive për Zvicër, Gjermani dhe Austri.
Prej nga ky solidaritet juaji për të burgosurit meksikanë?
Ne jemi përgjithësisht solidarë në raport me çdo njeri. Në Meksikë doli, thjesht, ideja afariste të cilës ne iu bashkuam. Ne mendojmë se ka shumë më tepër të bëjë me një solidaritet dhe empati me të gjithë ata që kanë marrë ose janë detyruar të marrin vendime të gabuara në jetë. A nuk e ke merituar dhe ti një shans të dytë? Ne themi se po. Ne na intereson tërësia e problemit dhe mundësitë pjesërisht të munguara për një risocializim të duhur të tyre në shoqëri. Kjo temë na preokupon ne. Meksika ka bërë këtu një punë prej pionieri dhe ka trasuar rrugën. Me Prison Art është ngritur në këmbë një program funksional risocializimi dhe ne i jemi bashkuar. Kanë mundur po kështu fare lehtë të jenë të burgosur tjerë nga cilido vend tjetër.
Ku i shitni në Zvicër prodhimet e punuara me dorë?
Shpërndarja bëhet përmes faqes tonë të internetit ww.prisonart.ch. Ne tashmë shesim jo vetëm në Zvicër por edhe në Gjermani dhe në Austri. Ndërsa Prison Art ka pika të ndryshme shitjeje në gjithë botën. Veç tjerash në SHBA e në Meksikë.
Çfarë motivesh tjera, përveç modeleve me tatuazhe, ofroni ju në koleksionin e çantave tuaja unike?
Parë nga ana teknike e shitjes, ofrojmë vetëm prodhimet e njohura nga lëkura. Por me projektin Prison Art, ne ofrojmë një qëndrueshmëri. Me këtë kuptohet se ne, me çdo person të burgosur i cili pas lirimit të tij nuk bie sërish në skemën e vjetër (në burg), i kemi dhënë shoqërisë diçka pozitive, Prodhimet prej lëkure me cilësi të lartë prodhohen tërësisht nga të burgosur me prejardhje të ndryshme, me kujdes të madh dhe me shumë pasion. Tatutë e shpuara në lëkurë janë unike dhe në këtë mënyrë, secili produkt është unikat.
Biografitë e Marjetës dhe Kujtimit
Ne jemi një duo, vëlla e motër, që shikon të mirën tek njeriu. Ne besojmë se askush nuk mund të vendosë se ku do të lindet por mund të marrim vendimet që marrim. Dhe nga to, ka të mira dhe më pak të mira. Rëndësi ka që nga kjo të nxjerrësh mësim, të rritesh dhe të vazhdosh përpara me orientim drejt të ardhmes. Për këtë arsye nevojitet një shans i dytë. Dhe ne besojmë në këtë!
Kush janë Marjeta dhe Kujtimi
Marjeta. E lindur në vitin 1990 në Prishtinë, ka mbaruar studimet për marketing, të cilat i ka zbatuar viteve të fundit në disa biznese. Ajo është një ndërmarrëse e përkushtuar, jeton në Biel të Kantonit të Bernës dhe drejton me sukses studion e saj të bukurisë “Studio Pure”. Nga viti 2019 ajo punon me ndërmarrës të tjerë nga Prishtina dhe vende tjera , për të cilët ajo organizon drejton dhe realizon në Zvicër dhe në Kosovë trajnime në degën e bukurisë.
Kujtimi. I lindur në vitin 1992 në Bernë, është udhëheqës i biznesit Prison Art Switzerland. Studenti i ri i ekonomisë dhe ndërmarrësi nga Bieli punon krahas kësaj edhe si HR menaxher në Adecco Gruppe. Adecco është një ndër ofertuesit më të mëdhenj në botë për shërbime të personelit dhe njëri ndër punëdhënësit po ashtu më të mëdhenj në botë. Ndërmarrja ndërmjetëson vende pune në mes të punëdhënësve dhe aplikuesve për punë. Dosjet e aplikimit për punë të profesionistëve nga fusha të ndryshme pranohen me kënaqësi në adresën [email protected].
Vizioni ynë
Të rrënjosur dhe të rritur në kultura të ndryshme, ne i kemi vënë vetes si qëllim që me Prison Art Switzerland të ngremë ura, të krijojmë shanse dhe hapësira, për njeriun, kreativitetin dhe individualitetin e tij.
Për ne, njeriu është në qendër të gjithçkaje. Ne i kushtojmë shumë rëndësi një bashkëpunimi korrekt dhe të orientuar në nevoja, me klientët tanë, bashkëpunëtorët dhe partnerët. Me një komunikim transparent dhe me një qasje pozitive ne investojmë në marrëdhënie afatgjata. Humaniteti është për ne veçanërisht i rëndësishëm. Për këtë arsye, një pjesë e fitimeve tona rrjedh në projekte që klientëve, punonjësve dhe partnerëve tanë u mundësojnë të jenë kreativë dhe individualë. Ne krijomë mirëkuptim, hapim pamjen mbi gjera që kanë rëndësi në jetë dhe ngremë ura në mes të teprisë dhe nevojës – ne lëmë gjurmë dhe ndryshojmë së bashku botën.
“5% të parave nga çdo shitje rrjedhin në arkën tonë “sociale” dhe shkojë për donacione”
Të tjera nga Portrete të firmave
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha