Lajme
Maji, muaj i normalitetit të jetës në Austri
Maji do të jetë muaji i lehtësimeve të mëdha të masave. Këto do të janë rregullat e reja të cilat do të zbatohen nga data 1 maj në Austri.
Austria ngadalë por sigurt po i rikthehet normalitetit. Për shkak se numri i të infektuarve çdo ditë e më tepër është në ulje, edhe heqja e masave po bëhet gjithnjë e më shumë. Nga 1 maj, mund të dilni në çdo kohë, mirëpo duhet respektuar distancën minimale prej një metri. Kjo rregullore duhet të zbatohet deri më 30 qershor, shkruan oe24.at, përcjell Albinfo Austria.
1 maj
Që nga 14 prilli, Austria ka filluar me lehtësimin e masave, por gjithmonë duke respektuar kufizimet e rekomanduara. Kushdo që udhëton nëpër hapësira publike, duhet të vazhdojë të mbajë distancën minimale prej një metri me personat që nuk jetojnë në të njëjtën shtëpi. Kjo distancë duhet të kihet parasysh sipas mundësive edhe në transportin publik. Mbulimi me maskë i gojës dhe hundës mbetet në fuqi kudo që hyni në ndonjë dyqan apo kur udhëtoni me transport publik. Ndonjë takim në vendet publike apo ndonjë ngjarje e vogël mund të zhvillohet deri në 10 persona. Në ceremoninë e varrimit mund të marrin pjesë deri në 30 persona.
2 maj
Dyqanet e vogla u hapën me 14 prill, ndërsa nga fillimi i majit do të hapen edhe dyqanet me mbi 400 metra katrorë si: qendrat tregtare dhe sallonet e floktoreve e të kozmetikës. (Nuk hapen restorantet, kafenetë dhe gjithçka që ka të bëjë me hoteleri e turizëm).
4 maj
Afërsisht 100 mijë maturantë që pritet të përfundojnë klasat e tyre, kthehen sërish në bankat e shkollës. Të gjithë të tjerët do të qëndrojnë edhe për dy javë duke ndjekur mësimet e improvizuar nga shtëpia. Po ashtu vizitat tek të moshuarit do të mund t’i bëni përsëri, por me kushte të caktuara.
15 maj
Për të gjithë ata që mezi s’po presin për të pirë kafe nëpër lokalet e tyre të preferuara, kjo do të bëhet e mundur nga data 15 maj, mirëpo me kushte të rrepta. Në një tavolinë do të mund të uleni më së shumti 4 persona, plus fëmijët nëse janë me ju. Distanca mes njëri tjetrit nuk është e nevojshme, por gjithsesi me tavolinën që e keni afër. Personeli që shërben, duhet të kenë të mbuluar gojën dhe hundën. P
Kopshti Zoologjik rihapet prapë nga mesi i majit. Po ashtu nga kjo datë do të lejohen edhe tubimet fetare, por duhet të kihet parasysh se e lejuar do të jetë hapësira prej 10 metrash katrorë për secilin besimtar.
18 maj
Nga 18 maji do të hapen shkollat në të gjitha nivelet. Megjithatë për t’i ikur grumbullimit të nxënëseve mësimi do të zhvillohet me ndërrime. Një pjesë e nxënësve do të mbajnë mësim nga e hëna deri të mërkurën, ndërsa pjesa tjetër nga e enjtja deri të premten. Ndërkaq në javën pasuese ndërrohen grupet. Grupi i parë mëson nga e enjtja deri të premten, kurse grupi i dytë nga e hëna deri të mërkurën dhe kështu më radhë. Orët sportive dhe të muzikës nuk do të zhvillohen.
29 maj
Aktualisht hoteleve u lejohet të pranojnë mysafirë në raste të jashtëzakonshme, për shembull nëse udhëtojnë për arsye profesionale. Ndërsa funksionimi i rregullt do të bëhet nga data 29 maj. Nga kjo datë do të hapen të gjitha bizneset tjera turistike si dhe vizitat e monumenteve. Me datën 29 maj pritet të hapen edhe të gjitha pishinat në Austri.
Albinfo Austria
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha