Tematike
Si mund ta kalojmë kufirin Zvicër-Gjermani në kohë pandemie?
Kufijtë, edhe ata Zvicër-Gjermani, janë mbyllur por ka shumë përjashtime dhe nuk është fare lehtë të dihet nëse pikërisht ti do të jesh "përjashtimi" nga rregulli
Që nga hyrja në fuqi e masave ndaluese për shkak të pandemisë së koronavirusit, njerëzit në Zvicër kanë paqartësi në lidhje me mundësitë e kalimit të kufijve. Kjo për faktin se shpesh mungojnë informacionet dhe edhe më shpesh, ato janë kontradiktore, shkruan albinfo.ch. Kufijtë janë mbyllur por ka shumë përjashtime dhe nuk është fare lehtë të dihet nëse pikërisht ti do të jesh “përjashtimi” nga rregulli .
Për të sjellë sadopak një qartësi në këtë kaos, gazeta Blick ka konsultuar autoritetet kufitare dhe të tjera, përgjegjëse në Zvicër dhe ato në Gjermani. Në vazhdim, përgjigjet për disa nga pyetjet që shtrohen më së shpeshti në liudhje me kalimin e kufirit Zvicër – Gjermani dhe ansajelltas.
A mund ta kaloj kufirin për blerje?
Jo. Kalimi i kufirit për të bërë blerje në Gjermani nuk lejohet dhe madje edhe ndëshkohet. Zëdhënësi i SEM, (Sekretariati Shtetüeror për Migracion) Bach përgjigjet: “Nëse shkoni në Gjermani vetëm për blerje, edhe më tutje mund të gjobiteni”. Sigurisht, kush kapet duhet të paguajë 100 franga gjobë.
A mund ta vizitoj familjen time?
Po. Ju mund ta vizitoni familjen tuaj aq shpesh dhe aq sa dëshironi. Mirëpo, kujdes: Në familje këtu nënkuptohen vetëm bashkëshortët, partnerët e regjistruar dhe fëmijët e mitur, transmeton albinfo.ch. Këtu nuk përfshihen gjyshërit, për shembull, siç ka theksuar ministrja Karin Keller-Sutter dje në një konferencë për shtyp në Bernë.
A mund të vizitoj miqtë?
Sigurisht që jo. Vizitimi i një shoku, miku, nuk është një arsye vlefshme për tu lejuar të kaloni kufirin.
Si është puna nëse kam një termin mjekësor matanë kufirit?
Po dhe jo. Në thelb, ju mund të hyni në Zvicër respektivisht në Gjermani për një termin tek mjeku. Mirëpo, ky duhet të jetë një trajtim i nevojshëm, i rëndësishëm, përcjell albinfo.ch. Dhe për të qenë në gjendje ta provoni këtë, duhet të tregoni një certifikatë mjekësore.
A mund ta kaloj kufirin për tu kujdesur për një të afërm?
Po. Nëse doni të kujdeseni për një anëtar të familjes të sëmurë ose të varur nga përkujdesja e të tjerëve, ju mund të futeni në të dy vendet – pavarësisht nga shkalla e farefisnisë që keni me personin.
Mund të kaloj kufirin për të marrë pjesë në një funeral?
Po. Nëse një i afërm i ngushtë ka vdekur ose do të varroset, ju mund të kaloni kufirin. Kjo vlen për të dy vendet. Mirëpo, ndërkohë që Zvicra këtë të drejtë ua njeh anëtarëve ttë familjes së ngushtë, gjermanët janë më specifik. Ata lejojnë edhe të afërmit e shkallës së dytë.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës