Lajme
Nisin provat e vaksinës anti-Covid në Gjermani
Nisin provat e vaksinës anti-Covid te njerëzit, deri në fund të vitit mund të prodhohen miliona doza
Është bërë e ditur se një kompani gjermane në bashkëpunim me gjigantin farmaceutik amerikan, Pfizer, kanë nisur provat te njerëzit për një vaksinë anti-Covid, me të cilën mund të furnizohen miliona doza deri në fund të vitit. Wall Street Journal raporton se sipas Pfizer, testimet e vaksinës eksperimentale do të nisin javën e ardhshme në SHBA dhe një vaksinë mund të jetë e gatshme për përdorim urgjent në vjeshtë, përcjell albinfo.ch.
BioNTech me bazë në Mainz raportoi se grupit të parë të pjesëmarrësve u janë dhënë disa doza të vaksinës eksperimenatale. “12 pjesëmarrës në studim janë vaksinuar me vaksinën e mundshme BNT162 në Gjermani që nga nisja e studimit në 23 prill 2020”, ka deklaruar kompania.
Duhet theksuar se ende nuk ka asnjë informacion mbi rezultatet e saj. BioNTech thotë se rreth 200 vullnetarëve të shëndetshëm nga mosha 18-55 vjeç do t’u jepen doza të ndryshme nga 1-100 mikrogram për të gjetur dozën optimale për studimet e mëtejshme.
Instituti Federal Gjerman për Vaksina dhe Barna Biomjekësore miratoi testimin e vaksinës më 22 prill.
“Kompanitë vlerësojnë se ekziston mundësia për të furnizuar miliona doza vaksinash deri në fund të vitit 2020, duke iu nënshtruar suksesit teknik të programit të zhvillimit dhe miratimit nga autoritetet rregullatore dhe potencialit për të rritur me shpejtësi aftësinë për të prodhuar qindra miliona doza në vitin 2021”, ka thënë Pfizer. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për partneritet të fuqishëm Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në forumin Ekonomik Zvicër-Kosovë 2024, ku ishte i ftuar...
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025 Bazeli verior i Zvicrës do të mbajë një referendum të dielën për milionat e kërkuara për...
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Gjykata Federale: Personat mbipeshë tani mund të marrin pension IV
-
Priten reshje të dendura bore në Zvicër: Këto rrugë tashmë janë mbyllur