Kosova
Kryetari i Preshevës: Qeveria Kurti ndau 500 mijë euro për herë të parë në Preshevë
Për herë të parë në 20 vjet një qeveri e Kosovës dërgon para në Preshevë
Së fundmi, kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka folur për ndihmën e ndarë nga Qeveria e Kosovës në vlerë prej 500 mijë euro për përballimin e situatës me pandeminë Covid-19.
Arifi në një lidhje direkte në emisionin special në Klan Kosova shpjegoi se si do të ndahen këto mjete.
“Ne sot kemi pranuar në llogaritë tona 200 mijë euro për komunën tonë. 200 mijë euro janë ndarë edhe për komunën e Bujanovcit dhe 100 mijë euro për komunën e Medvegjës. Këto mjete i kemi dedikuar për një projekt që do të quhet “Presheva 2020”.
“Ne i kemi grumbulluar 760 mijë. Këto mjete do të shkojnë për bizneset mikro, pastaj parashihet që të rriten edhe pagat për Shtëpinë e Shëndetit. Gjithashtu do të ndahen edhe për pensionistët që kanë ndejtur 24 orë brenda shtëpive të tyre që gjashtë javë“.
Ai theksoi se kjo ndihmë është e para që një Qeveri e Kosovës ka dhënë për Preshevën.
“E para pas 20 vjetëve Qeveria Kurti i ka dhënë këtë ndihmë me 500 mijë euro, aq sa ka pasur mundësi. Tani në këtë kohë krize, kjo ndihmë është e mirëseardhur”.
I pari i Preshevës njoftoi e Komuna që ai drejton ka qenë e para nga komunat në Serbi që i ka ndërmarrë masat e nevojshme për parandalimin e Covid-19.
“Nuk ka dhënë Serbia ndihmë. Presheva është komuna e parë, e cila ka marrë masa qysh në ditët e para, duke i mbyllur kafiteritë, edhe i kemi futur në karantinë. Jemi të parët, nuk kemi pasur ndihmë. Aktualisht nuk e kemi asnjë të infektuar”, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve Sipas udhëzimeve, pensionet e të vejave nuk do të ndërpriten më kur fëmija më i vogël...
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent