Kosova
Kosovë: Secila parti e koalicion, nga një zëvendëskryeministër
Sot gjatë ditës është paralajmëruar se do të nënshkruhet marrëveshja e koalicionit LDK, AAK, NISMA, AKR, minoritetet e Lista Serbe.
Deri më tani, të gjitha këto parti kanë bërë të ditur se me dakordimin e ri, marrin nga një zëvendëskryeministër në qeverinë e Avdullah Hoti, ani pse nuk është bërë publike se cili do të jetë numri dy në ekzekutivin e ri.
Sa qeveria ishte formuar vetëm nga dy parti, postet më të larta në ekzekutiv i mbanin tre persona, Albin Kurti si kryeminisër, Avdullah Hoti si pasardhës i tij, në postin e zëvendëskryeministrit të parë, e pas tij të njëjtën pozitë e kishte edhe Haki Abazi.
Mirëpo, me marrëveshjen e re që rrodhi pas mocionit të mosbesimit për qeverinë Kurti, në karrigen e zëvendëskryeministrit është bërë e ditur se do të ulen nga një përfaqësues i secilës parti. Deri më tani, vetëm partitë nga radhët e minoriteteve s’kanë bërë të ditur se e kanë kërkuar që të përfaqësohen me një zëvendëskryeministër.
Nga LDK-ja është bërë e ditur, ani pse një gjë e tillë mbetet të finalizohet sot gjatë ditës, se në pozitën e zëvendëskryeministres do ta propozojnë Hykmete Bajramin, që momentalisht mban postin e Ministres në Detyrë të Arsimit.
Ky dikaster me marrëveshjen e re, pritet që t’i shkojë Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Edhe AAK-ja, si partia e dytë më e madhe në këtë koalicion, pritet që të përfaqësohet në qeveri edhe nga një zëvendëskryeministër.
Këshilli Drejtues i kësaj partie, ka propozuar Besnik Tahirin në pozitën e zëvendëskryeministrit, derisa, ata marrin edhe udhëheqjen e katër ministrive.
Nisma Socialdemokrate, në krye me Fatmir Limajn është bërë e ditur se do të marrë dy ministri, derisa, kjo parti për zëvendëskryeministër do të ketë vetë Limajn.
Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë ka konfirmuar se do të bashkëpunojnë me Listën Serbe e se dhe ata do të jenë pjesë e koalicionit.
Shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi ka deklaruar dje se përveç ministrive, Lista Serbe do të jetë e përfaqësuar edhe nga një zëvendëskryeministër.
Partia që udhëhiqet nga Behgjet Pacolli, e që në Kuvend përfaqësohet me dy deputet në rast se vendos të bëhet pjesë e qeverisë, do të mund të marrë postin e zëvendëskryeministrit.
Vetë Pacollit, merr vesh Gazeta iu është premtuar ky post, ani pse fillimisht është diskutuar se i njëjti mund të marrë postin e Ministrit të Punëve të Jashtme.
Partitë politike kanë bërë me dije se sot pasdite mund të nënshkruajnë koalicionin. Pas nënshkrimit, LDK-ja ka deklaruar se do të dërgojnë zyrtarisht emrin e Avdullah Hotit si mandatar, te presidenti.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha