Lajme

Diaspora ndihmoi Kosovën me afër 700 mijë euro, për të luftuar koronavirusin

Kërkoi ndihmë financiare nga bashkëatdhetarët. Kryeministri në detyrë Albin Kurti këtë e bëri me arsyetimin se pas ardhjes në qeveri, fondin rezervë e gjeti të zbrazur ndërsa vendi po përballet me pandeminë COVID-19.

E dy javë pas hapjes së xhirollogarisë nga qeveria, deri më tani janë mbledhur afër 700 mijë euro.

Sipas ministrit të Financave, Besnik Bislimi, donacionet më të mëdha erdhën nga Zvicra me mbi 240 mijë euro, dhe  Gjermania e Shqipëria me nga mbi 150 mijë euro.