Lajme
Në Ticino, vdekshmëria e mbi 65-vjeçarëve, 3-fish më e lartë se normalja
Në kulmin e vdekshmërisë së lidhur me koronavirusin, nga 30 marsi, ka pasur tri herë herë më shumë njerëz mbi 65 vjeç që kanë vdekur në Tiçino sesa mund të pritej bazuar në numrin e vdekjeve "normale"
Zyra Federale e Statistikave (BFS) ka bërë një rillogaritje të asaj që quhet “mbivdekshmëri”, gjegjësisht të numrit të vdekjeve që tejkalojnë mesataren. Këtë llogaritje e ka bërë sipas regjioneve kryesore të vendit, shkruan sda.ch.
Pas shpërthimit të koronavirusit, Ticino ka qenë rajoni i parë i cili, duke filluar nga 9 marsi, ka përjetuar vdekshmëri të rritur.
Në kulmin e vdekshmërisë së lidhur me koronavirusin, në javën kalendarike 14 (nga 30 marsi), ka pasur tri herë herë më shumë njerëz mbi 65 vjeç që kanë vdekur në Zvicrën jugore (Tiçino) sesa mund të pritej bazuar në numrin e vdekjeve “normale” në pesë vitet e fundit, transmeton albinfo.ch.
Në rajonin e Liqenit të Gjenevës, (Kantonet Gjenevë dhe Vaud) një javë pas Ticinos, nga 16 marsi është regjistruar gjithashtu një “mbivdekshmëri” e theksuar e personave mbi 65 vjeçarë. Në kulmin e saj – gjithashtu në javën kalendarike 14 – kanë vdekur dy herë më shumë njerëz se sa do të pritej statistikisht, përcjell albinfo.ch.
Meqenëse kjo zonë ka më shumë popullsi se Ticino, rajoni i Liqenit të Gjenevës në terma absolutë është prekur më rëndë nga “mbivdekshmëria” .
Zvicra Veriperëndimore ka ndjerë mbivdekshmërinë nga java e kalendarit 13. Ndërsa rajonet kryesore si: Espace Mittelland, Cyrihu dhe Zvicra Lindore (në një masë më të vogël) këtë e kanë ndjerë në javën 14. Zvicra Qendrore ka mbetur prapa, në javën 16 (nga 13 prilli).
Tek moshat nën 65 vjeçare nuk është konstatuar pothuajse fare dukuria e “mbivdekshmüerisë”.
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive? Mes Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, zviceranët shkojnë në pistat e skive. Por ku shkojnë paratë...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve
-
Radha e trafikut arrin 10 km në tunelin Gotthard në udhëtimet pas Krishtlindjeve
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje