Tematike
“Rifillimi i punës në sallonin tim ishte ditë feste”
Nysret Laçi, pronari i „Anita Coiffeur” në Dietlikon të Cyrihut, ka treguar për albinfo.ch se dita e hënë kur është rihapur salloni ka qenë për të dhe ekipin e tij një gëzim tepër i madh, ai këtë moment e krahason me një festë
Zvicra nga dita e hënë ka filluar me fazën e parë të masave lehtësuese, që nga bllokimi për shkak të pandemisë Covid-19. shkruan albinfo.ch. Në këtë fazë, si pjesë e masave lehtësuese janë përfshirë edhe sallonet e floktarëve, sektor ky mjaft i nevojshëm në përditshmërinë tonë.
Për të parë se si ka rifilluar puna, albinfo.ch gjatë ditës së sotme ka vizituar njërin nga shumë sallonet në kantonin e Cyrihut. Nysret Lajçi, pronari i „Anita Coiffeur” në Dietlikon të Cyrihut, ka treguar për albinfo.ch se dita e hënë kur është rihapur salloni ka qenë për të dhe ekipin e tij një gëzim tepër i madh, ai këtë moment e krahason me një festë që me vete sjellë shumë gëzim pas një sakrifice të gjatë pritjesh.
Ai ka treguar se javët sa kanë zgjatur masat e karantimit i ka ka përjetuar shumë rëndë. Për albinfo.ch Nysret Laçi ka treguar se për të nuk ka qenë aspak e lehtë, duke pasur parasysh faktin që salloni që ai drejton „Anita Coiffeur” ka shumë klientë, pjesa më e madhe e të cilëve janë të rinj që kanë pasur nevojë jo vetëm për të shkurtuar flokët por edhe për të mbajtur „stilet“ të cilat janë në trend.
Ai ka thënë se kjo ka qenë mjaft e vështirë jo vetëm se ne si sallon mbijetojmë prej klienteve tanë, por por njëherësh ne jemi edhe shërbëtorë të tyre. Kjo sipas tij ka qenë periudhë që ka ndikuar edhe në humbjen e kontakteve me klientë, duke na pamundësuar të ju përgjigjemi klientëve në raport me kërkesat e tyre.
Ai ka treguar se ditën kur është rihapur salloni ka qenë një fluks i madh i klientëve dhe atyre që kanë pasur nevojë për shërbimet e kësaj natyre. Nysreti ka thënë se duke parë numrin e madh të të interesuarave ka zgjatur orarin e punës.
Rifillimi i punës, sallonin „Anita Coiffeur” nuk e gjeti në gjendje të mirë financiare. Për këtë, pronari i saj ka treguar se edhe përkundër ndihmës që ka marrë nga shteti zviceran dëmi që ka shkaktuar pandemia Covid 19 në aspektin ekomomik ka qenë tejet i madh.
Një artikull me të zgjeruar albinfo.ch do ju sjellë në ditët në vazhdim.
Foto dhe texti Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës