Koronavirusi: çast pas çasti
A mund të largohet virusi me ardhjen e verës
Walter Ricciardi, përfaqësuesi i Italisë në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, foli mbi këtë temë
Shumë ekspertë kanë qëndrime të ndryshme për sa i përket rritjes së temperaturave dhe stinës së verës dhe si kjo do ndikojë tek Covid-19.
Walter Ricciardi, përfaqësuesi i Italisë në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, foli mbi këtë temë.
“Një studim i paraqitur më 24 prill nga nënsekretari amerikan i Sigurisë së Brendshme në Shtëpinë e Bardhë do të tregonte se virusi luftohet nga nxehtësia e lagështia.
Në ambiente të mbyllura, me lagështi, temperatura 24 ° mund të rezistojë në një sipërfaqe për 18 orë, me 35 ° dhe një lagështi prej 80% nuk e kalon një orë. Dhe nëse jeni në diell, 24 ° dhe niveli i njëjtë i lagështisë janë të mjaftueshme ai do të zhduket në dy minuta”, kështu tha Ricciardi në një intervistë për “La Stampa”, shkruan “Il Messaggero”, përcjell albinfo.ch.
“Atëherë do të shohim në qershor se çfarë do të ndodhë me virusin në nxehtësinë e lagësht”, shtoi tutje ai.
Valter Ricardi u shpreh se virusi do të qarkullojë dhe duhet të vazhdojmë të respektojmë rregullat higjienike dhe distancimin social, transmeton TCH.
Për sa i përket përdorimit të maskave, përfaqësuesi i Italisë në Organizatën Botërore të Shëndetësisë u shpreh se është e pashmangshme nëse hymë në një ambient të mbyllur dhe aty ku nuk mund të ruhet distancimi i sigurisë. Ndërsa në rrugë ose gjatë shëtitjes nuk duhet, por mirë është ta kemi gjithnjë me vete.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish Teksa kryeministri Edi Rama mbajti fjalim para shqiptarëve në Londër, në ambientet e tjera të objektit...
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër
Jeta në Zvicër
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër Sipas projeksioneve të RSS, zgjerimi i autostradave refuzohet me 52%, ndarja për ligjin e qirasë dhe...
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje