Lajme
Kurz: Faleminderit të gjithë juve që jetoni në Austri!
Pas Luftës së Dytë Botërore më 27 prill 1945 Fuqitë e Mëdha e rikthyen sërish Republikën e Austrisë. Për nder të 75-vjetorit të themelimit të Republikës së Dytë, kancelari Sebastian Kurz ka mbajtur një fjalim.
Festimet me rastin e Ditës së themelimit të Republikës së Dytë u zhvilluan pa ndonjë ceremoni të madhe. Presidenti Federal Alexander Van der Bellen vuri një kurorë përpara monumentit të “Viktimave të Luftës për Lirinë e Austrisë”.
Në anën tjetër, kancelari austriak theksoi se duhet të jemi falënderues të gjithë atyre që kanë punuar që ne ta kemi këtë trashëgimi.
“Ne duhet të jemi posaçërisht mirënjohës për këtë trashëgimi të madhe, veçanërisht gjeneratën e pas Luftës së Dytë Botërore që rindërtoi këtë vend. Me theks të veçantë politikanët e mëdhenj si: Leopold Figl, Bruno Kreisky dhe Alois Mock. Ne të gjithë qëndrojmë mbi shpatullat etyre dhe shumë të tjerëve dhe tani së bashku vazhdojmë të shkruajmë historinë e sukseset e Austrisë”, shtoi Kurz për mediat austriake, përcjell Albinfo Austria.
Përmbledhje mbi krizën e koronavirusit
Austria deri më tani ka përballuar mjaft mirë krizën e koronës. “Së bashku ne ishim në gjendje të përmbysim kurbën e infeksionit. Nga afro 1000 të infektuar në ditë që ishin përgjatë muajt mars, tani kemi më pak se një 100 të infektuar në ditë. Ky është një moment shumë i rëndësishëm dhe historik”, ka potencuar ai për të vazhduar.
“Ky sukses nuk duhet të na bëjë krenarë, por duhet të jemi të lumtur për këtë. Sidomos pasi që i kemi ikur një situate si në Itali, Francë apo Spanjë”.
Faleminderit, qytetarë!
Kancelari Kurz ka falënderuar të gjithë ata që kanë bërë të mundur për tejkalimin e kësaj krize, si: qeverinë e tij, partitë parlamentare, qeveritë federale, partnerët sociale, por mbi të gjitha, ai ka falënderuar edhe qytetarët që jetojnë në Austri, raporton Albinfo Austria.
“Sot do të doja të falënderoja të gjithë ata që kanë punuar në infrastrukturë, në spitale, në polici dhe ushtrinë, në energji, në bujqësi, farmaci, supermarkete dhe shumë e shumë të tjerë… “, vazhdoi Kancelari austriak.
Po ashtu shprehu falënderimet e tij për bashkësitë fetare për mos festimin së bashku të Pashkëve. “Unë do të doja të falënderoja të gjithë njerëzit që jetojnë në Austri për mbështetjen dhe respektimin e masave. E di se nuk ishte e lehtë për të gjithë ne, kur nuk mund t’i shihnim miqtë dhe familjen”, shtoi ai.
Kancelari Kurz ka premtuar pagë shtesë për të gjithë punonjësit të cilët ishin në ballë të krizës, ndërsa ka theksuar se ashtu siç kemi marrë masa të shpejta për vendosjen e masave, ashtu shumë shpejt do të lirohemi nga to.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha