Lajme
Zvicra me lehtësime të masave, ndërkohë ka mungesa të maskave mbrojtëse
Zvicra po pretendon të rrisë furnizimet komerciale të maskave mbrojtëse
Ajo që nuk ka shkuar mirë në menaxhimin e COVID-19 në Zvicër është se ky shtet ka përjetuar dhe po vazhdon si e tillë të ketë mungesë të maskave mbrojtëse për shkak të krizës së koronavirusit, transmeton albinfo.ch.
Maska mbetet një preokupim i madh në Zvicër, pasi vendi përgatitet për një lehtësim gradual të kufizimeve të lidhura me koronavirusin, shkruajnë mediat zvicerane.
Që nga e hëna, qeveria do të furnizojë departamentet me miliona maska higjienike, duke u mbështetur në farmacinë e ushtrisë për të kryer shpërndarjen, sipas të përditshmes zvicerane në gjuhën frënge 24 heures.exex. Një sasi fillestare prej 75 milionë është gati të vihet në qarkullim.
Maska do të shpërndahen në zinxhirët e supermarketeve zvicerane Migros dhe Coop. Migros dhe Coop do të ngarkojnë CHF 19.7 për një komplet prej njëzet copash dhe CHF 39.90 për një komplet prej 50 njësish, sipas raportit. Por jo të gjitha dyqanet pritet të kenë maska në dispozicion ditën e parë dhe secili klient do të ketë të drejtë vetëm për një paketë.
Dyqanet e shitjes me pakicë Manor dhe Landi po kërkojnë gjithashtu të depozitojnë maska të tekstilit deri më 11 maj, që shënon rihapjen e shkollave të detyrueshme. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës