Lajme
Rënie prej 95 % e turizmit zviceran në kohën e pandemisë
Ndërsa parashikohet një rënie e të ardhurave deri në 35 për qind gjatë gjithë vitit
Kufijtë në Evropë janë të mbyllur “hermetikisht” për shkak të Covid-19. Nga kjo mbyllje më së shumti vuant turizmi. Është e paqartë se sa kohë do të vazhdojë kjo gjendje Nga ana tjetër, është e qartë se masat mund të zbuten vetëm në mënyrë të koordinuar mes shteteve evropiane, shkruan srf.ch. Prandaj Brukseli duhet të mendojë për hapjen në baza regjionale të kufijve.
Situata në Zvicër
Edhe në Zvicër po merret në konsideratë ideja që gradualisht të hapen kufijtë.
Kështu, sipas “NZZ am Sonntag”, ministrja Drejtësisë Karin Keller-Suter ka zhvilluar tashmë një strategji të mundshme të daljes, transmeton albinfo.ch. Këshilli Federal kishte diskutuar rreth hapave të parë lehtësues që mund të zbatoheshin duke filluar nga 11 maji.
Sipas këtyre hapave, mund të fillohej që grupe të caktuara njerëzish të mund të lejoheshin të hynin në Zvicër. Këtu përfshihen, për shembull, mekanikë që duhet të mirëmbajnë makinat në Zvicër ose anëtarët e familjeve që janë ndarë nga familjet e tyre.
Megjithë këtë lehtësim, situata për zviceranët nuk mund të jetë shumë shpresëdhënëse, përcjell albinfo.ch. Siç ka thënë Ministri i Jashtëm Ignazio Cassis në “Blick”, udhëtimet jashtë vendit gjatë kësaj vere do të jenë “ose të kufizuara ose të pamundshme”.
Rënie e madhe në sektorin e turizmit
Turizmi aktualisht po përjeton një rënie masive në të gjithë botën për shkak të pandemisë së koronavirusit. Qeveria federale konsideron se të ardhurat nga turizmi aktualisht janë deri në 95 për qind më të ulëta se një vit më parë. Ndërsa parashikohet një rënie e të ardhurave deri në 35 për qind gjatë gjithë vitit.
Nga ana e saj, Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) vlerëson si të mundshme një rënie prej 45 deri në 70 për qind në sektorin e turizmit për shkak të koronavirusit, në botën perëndimore, transmeton albinfo.ch. Komisioneri për tregtui të brendshme i BE-së, Therry Breton gjithashtu pret një rënie tüë turizmit deri në 70 për qind për BE-në.
Për këtë arsye, të hënën, ministrat e turizmit të BE-së do të diskutojnë situatën e industrisë së turizmit përmes një video konference. Zvicra si shtet anëtar i Shengenit është gjithashtu e ftuar në këtë video-konferencë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Hamza vazhdon fushatën në Gjermani, takoi bashkatdhetarët në Hannover e Köln Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në kuadër të turneut të nëntorit...
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
Jeta në Zvicër
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq Trendi në rënie prej vitesh vazhdon kështu: shitjet totale të birrës ranë me 1.6% në 4.5...
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve