Lajme

Shoqata „Kraja“ në New York ndihmon vendlindjen

Shoqata Kraja ka shpërndarë 110 paketa ushqimore për 110 familje në Krajë, Ulqin dhe Tivar.

Është bërë e ditur se shoqata shqiptare “Kraja” në New York u bashkohet nismave humanitare të anëtarëve të Diasporës, duke shpërndarë ushqime për familjet në vendin e origjinës, të cilat po kalojnë një periudhë të vështirë me përballjen e pandemisë, transmeton albinfo.ch.

Shoqata Kraja ka shpërndarë 110 paketa ushqimore për 110 familje në Krajë, Ulqin dhe Tivar.

Ky ka qenë vazhdim i fushatës se shoqatës Kraja për sigurimin dhe shpërndarjen e produkteve ushqimore gjatë pandemisë COVID-19, por edhe për muajin e shenjtë të Ramazanit.

Ne fund të marsit shoqata Kraja ka përfunduar fazën e parë të shpërndarjes së produkteve bazë (miell, vaj dhe sheqer), kurse faza e dytë njëkohësisht shporta e Ramazanit ka qenë e përbërë nga një numër me i gjerë artikujsh ushqimorë dhe higjienikë.

Shoqata Kraja falënderon të gjithë anëtarët dhe donatorët që përkrahin aksionet tona humanitare. Listën e donatorëve mund ta gjeni në linkun në vazhdim: https://shoqatakraja.com/donacionet-2020. /Albinfo.ch