Lajme
BE-ja rrit buxhetin për ta rindërtuar ekonominë pas pasojave të pandemisë
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian janë pajtuar të krijojnë një fond prej të paktën një trilion euro për ta rindërtuar ekonomitë rajonale të shkatërruara nga pandemia e COVID-19.
Sipas udhëheqësve të BE-së, ky fond do të jetë i mjaftueshëm për ta luftuar krizën.
“Ky fond do të jetë me një madhësi të mjaftueshme, të synuar drejt sektorëve dhe pjesëve gjeografike të Evropës që janë më të prekura dhe do t’i kushtohet trajtimit të kësaj krize të paparë”, thanë udhëheqësit e 27 vendeve, përcjell Telegrafi.
Krerët e qeverive të BE-së kërkuan nga zyrtarët në Komisionin Evropian që të paraqisnin propozime të hollësishme “urgjente”, duke adresuar se si fondi i rimëkëmbjes do të lidhet me buxhetin e bllokut për 2021-2027.
BE-ja po planifikon të zgjerojë buxhetin e saj nga rreth 1.2 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto në 2 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe më pas të përdorë ato fonde shtesë si një garanci për të marrë hua me kosto të ulëta nga tregjet financiare.
E-Diaspora
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuçiq, në Cyrih Në një mot të ftohtë dhe me shi, u shpalos pankarta e madhe që paraqiste kundërshtimin...
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Së bashku, për një botë pa dhunë ndaj grave
-
Sonte, kryeministri Albin Kurti takon mërgatën në Bruksel
-
Berlin: Besim Gashi u nderua me mirënjohjen e arritjes nga autoritetet e Bundeswehr-it
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Dyqanet nuk do të hapen më 22 dhjetor Dyqanet e Gjenevës nuk do të jenë të hapura të dielën, më 22 dhjetor. Departamenti i...
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuçiq, në Cyrih
-
Neuchâtel: Projekti për të ndihmuar të moshuarit viktima të mashtrimit
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Sa përfituan punëtorët në Zvicër nga rritja e pagave