Kosova
Raka: Cilat janë kriteret për të vlerësuar nëse duhet të lehtësohen masat
Mikrobiologu Lul Raka ka renditur kriteret për të vlerësuar nëse ka ardhur koha për të filluar lehtësimin e masave në Kosovë:
Ky është statusi i plotë i tij:
Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC)
CILAT JANË 3 KRITERET PËR TË VLERËSUAR NËSE KA ARDHUR KOHA PËR TË FILLUAR LEHTËSIMIN E MASAVE?
1. Kriteret epidemiologjike, që tregojnë se përhapja e sëmundjes është zvogëluar dhe stabilizuar në mënyrë të konsiderueshme për një periudhë të qëndrueshme kohore. Kjo, mund të jetë ulja e vazhdueshme e numrit të infeksioneve të reja, pranimit të pacientëve në spital dhe pacientëve në kujdesin intensiv.
2. Kapaciteti i mjaftueshëm i sistemit shëndetësor, d.m.th. numri i mjaftueshëm i shtretërve spitalorë përfshirë ata të kujdesit intensiv, sigurimi i barnave dhe produkteve të nevojshme farmaceutike në njësitë e kujdesit intensiv, rikonstruksioni i stoqeve të pajisjeve, qasja në kujdesin shëndetësor (sidomos për grupe të cenueshme), funksionaliteti i shërbimeve në kujdesin parësor shëndetësor, si dhe personel i mjaftueshëm për t’u kujdesur për pacientët e lëshuar nga spitalet për trajtim shtëpiak. Të vazhdohet me rritjen e kapaciteteve furnizuese të pajisjeve personale mbrojtëse dhe pajisjeve të tjera shëndetësore.
3. Kapaciteti i duhur për monitorim, përfshirë kapacitetin e testimit në shkallë të gjerë për të zbuluar dhe monitoruar përhapjen e virusit, gjurmimin e kontaktit dhe mundësitë për të izoluar personat pozitivë me COVID-19. Duhet, po ashtu të ketë kapacitete për testimet serologjike.
REKOMANDIMET E LEHTËSIMIT TË MASAVE
1. Lehtësimi i masave do të jetë gradual dhe të bëhet në etapa të ndryshme, duke lënë kohë të mjaftueshme ndërmjet etapave (p.sh. një muaj).
2. Masat e përgjithshme duhet të zëvendësohen në mënyrë progresive me masat e shënjestruara.
a) Grupet më të rrezikuara të popullatës duhet të mbrohen në periudhë më të gjatë kohore. Të moshuarit dhe personat që vuajnë nga sëmundjet kronike janë më të rrezikuarit. Personat me sëmundje mendore janë një grup tjetër i mundshëm i rrezikuar. Masat kufizuese duhet të vazhdojnë për këto grupe, ndërsa duhet të lirohen për grupet e tjera.
b) personat e diagnostikuar me COVID-19 dhe ata me simptoma të lehta duhet të qëndrojnë në izolim dhe të trajtohen në mënyrë adekuate: kjo do të ndihmojë në kufizimin e përhapjes së sëmundjes.
c) në vend të ndalesave aktuale të përgjithshme duhet aplikuar alternativa tjera të sigurta: (p.sh. pastrimi i intensifikuar dhe i rregullt dhe dezinfektimi i stacioneve, automjeteve, dyqaneve dhe vendeve të punës. Po ashtu, sigurimi i masave ose pajisjeve adekuate për të mbrojtur punëtorët ose klientët).
d) gjendjet e përgjithshme të emergjencave ose gjendjet e jashtëzakohsnme duhet të zëvendësohen me masa të shënjestruara nga qeveritë dhe ato duhet të jenë në përputhje me kornizën e tyre kushtetuese.
3. Heqja e masave duhet të fillojë nga ato që kanë ndikim lokal dhe gradualisht të shtrihet në masat me një shtrirje më të gjerë gjeografike, duke marrë parasysh specifikimet kombëtare.
4. Rihapja e kufijve duhet të ndodhë në një fazë të dytë dhe duhet të marrë parasysh përhapjen e virusit jashtë vendit dhe rreziqet e rikthimit të rasteve nga vendet me incidencë të lartë.
5. Rikthimi i veprimtarisë ekonomike duhet të bëhet në faza, duke u siguruar që autoritetet shtetërore dhe bizneset ta mundësojnë rritjen e aktiviteteve në mënyrë të sigurt. Ekzistojnë disa modele në dispozicion (vendet e punës me kontakt të rrallë të punëtorëve, punët që mund të bëhen online, pesha ekonomike e punës, ndërrimet e punëtorëve, etj.). Por, të gjithë punëtorët nuk bën të kthehen përnjëherë në vendet e punës, duke i dhënë përparësi sektorëve thelbësorë ekonomik (p.sh. transporti). Në vendin e punës, duhet të respektohen rregullat e parandalimit dhe sigurisë në punë të vendosura gjatë pandemisë.
6. Grumbullimet e njerëzve duhet të lejohen në mënyrë progresive duke u përqendruar në specifikat e kategorive të ndryshme të veprimtarisë, siç janë:
a) Shkollat dhe universitetet (me masa specifike siç janë pauzat e ndryshme të drekës, orari i shkurtuar, higjiena adekuate e mjedisit, numër më i vogël i nxënësve, mësimi online, etj.);
b) Aktivitetet tregtare me pakicë, që duhet të kenë një gradim të mundshëm (p.sh. numri maksimal i njerëzve të lejuar, hapësira sipas kuadraturës, etj.);
c) lokalet e ndryshme (restorante, kafene, etj.), me një gradim të mundshëm (orari i shkurtuar i punës, numrin maksimal të njerëzve të lejuar, etj.);
d) Takime masive (p.sh. festivale, koncerte, etj.).
7. Përpjekjet për të parandaluar përhapjen e virusit duhet të jenë të qëndrueshme: fushatat ndërgjegjësuese duhet të vazhdojnë të inkurajojnë popullatën që të vazhdojë praktikat e forta të parandalimit të infeksionit.
Përdorimi i mbulesave të fytyrës mund të jetë i dobishëm, veçanërisht kur vizitoni hapësira të dendura e të mbyllura (vetëshërbimet, qendrat tregtare), ose kur përdorni transportin publik.
8. Veprimet dhe aktivitetet e lehtësuara duhet të monitorohen vazhdimisht. Nëse ka rritje të numrave përtej parashikimeve, atëherë sipas nevojës mund të rikthehen masa më të rrepta të kufizimeve.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës