Lajme
Rënie të rasteve të reja të koronavirusit në Gjermani
Instituti për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” njoftoi se gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani janë shënuar 2,055 raste të reja të infektimeve me Covid-19.
Thuhet se numri i përgjithshëm i personave të infektuar me virusin e ri në shtetin me ekonominë më të fuqishme në Evropë shkoi në 152,438 persona.
Duhet theksuar se kjo shifër shënoi rënie për të dytën ditë me radhë, pas tri ditëve të shtimit të rasteve. Të premten në Gjermani u konfirmuan 3,337 raste të të infektuarve, shkruan “Reuters”.
Përpos rasteve të reja të infektimeve, gjatë periudhës së fundit 24-orëshe u regjistruan edhe 179 viktima dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve nga koronavirusi në këtë shtet shkoi në 5,500.
Gjermania është një ndër shtetet me më së shumti raste të koronavirusit në Evropë, bashkë me Italinë, Spanjën, Francën dhe Britaninë e Madhe.
Pavarësisht numrit të madh të infektimeve, qeveria gjermane ka vendosur që t’i lehtësojë masat kufizuese duke e lejuar hapjen e disa bizneseve.
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë Kjo ngjarje e veçantë kulturore u kushtohej figurave madhore Shën Jeronimit dhe Shën Nënë Terezës, dy...
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë Stacioni i trenit Cornavin në Gjenevë është i mbyllur deri të dielën në orën 15:00 për...
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?