Kosova

Shërohet 5-vjeçarja nga Vitia që ishte infektuar me COVID-19

Në mesin e dy personave që kanë dalë mbrëmë nga Klinika Infektive si të shëruar është edhe 5-vjeçarja nga Vitia.

Është bërë e ditur nga infektologu Valbon Krasniqi se në Klinikën Infektive të shtrirë janë tre pacientë nga 34 rastet e reja që u konfirmuan mbrëmë se janë të prekur me Covid-19.

Ai ka njoftuar se në mesin e dy personave që kanë dalë mbrëmë nga Klinika Infektive si të shëruar është edhe 5-vjeçarja nga Vitia.

“Nga klinika kanë dalë 2 të shëruar nga koronavirusi, një ndër këta persona është vajza pesëvjeçare nga Vitia. Këto ditë ne e kemi pasur pesëvjeçaren si pacienten më të re, dje ka bërë testin e parë ku doli negativ, po ashtu edhe sot kur përfundoi testin e dytë doli negativ që i bie se është shëruar”.

Krasniqi ka treguar se një grua shtatzënë është e shtrirë në Klinikën e Infektive.

“Shtatzëna e shtrirë është në gjendje të mirë shëndetësore, ajo është çdo herë në konsulta edhe me gjinekologun”.

“Ndërsa, shanset janë minimale që një foshnjë të lindë e prekur me Covid-19, virusi mund të bartet tek ai pas lindjes nga gjidhënia ose nga kontaktet e tjera të nënës me fëmijën”, ka thënë ai, përcjell albinfo.ch,