Lajme

2.600 të vdekur në Turqi

Turqia konfirmoi sot 109 vdekje shtesë në lidhje me koronavirusin e ri gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në vend në 2 600.

Numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara me koronavirus u rrit në 104 912, pasi 3 122 më shumë njerëz u testuan pozitivë”, postoi në Twitter ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca.

Deri më tani, gjithsej 21 737 pacientë janë shëruar nga virusi, nga të cilët 3 246 vetëm sot, treguan të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë.