Kosova

Kosovë: Shërohet nga koronavirusi 80-vjeçari nga Istogu

Një lajm i mirë nga Kosova, ku një 80-vjeçar nga Istogu ka arritur të luftojë koronavirusin dhe të shërohet.

Një lajm i mirë për të gjithë banorët e Istogut ka ardhur nga drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi, Mujë Osmanaj.

Ai ka bërë me dije se është shëruar dhe liruar në shtëpinë e tij pacienti me inicialet B.B. që vjen nga fshati Sudenicë. Pacienti i shëruar ishte i moshës 80-vjeçare.

Ai tutje ka bërë me dije se pesë persona të tjerë, të cilët rezultojnë pozitivë me Covid, janë në gjendje stabile dhe po qëndrojnë në shtëpitë e tyre, përcjell albinfo.ch.