Shqipëria
Në maj nis hapja e kufijve, në Shqipëri mund të shkohet për turizëm
Ministri i Shtetit dhe Diasporës, Pandeli Majko: Në maj nis hapja e kufijve, në Shqipëri do të vihet për turizëm
Së fundi, ministri i Diasporës, Pandeli Majko, në një intervistë për Report tv tha se në muajin maj do ketë liberalizim të lëvizjes me shtetet e huaja. Majko zbulon detaje dhe nga komunikimi që kryeministri Rama pati me homologun grek Mitsotakis, për të gjithë shqiptarët që duan të kthehen nga shteti fqinj, ose ata që duan të shkojnë për punë sezonale.
Sipas tij, thuhet se muaji maj do ta gjejë Shqipërinë me kufij të hapur. Kështu u shpreh ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko, në një intervistë për Report tv. Majko sqaron se kjo nuk nënkupton një rikthim të gjendjes normale, pasi ky liberalizim i lëvizjes do të jetë me rregulla të përcaktuara.
“Puna e strukturave administrative po përpiqet brenda mundësive që maji të na gjejë me një situatë sa më të liberalizuar për të gjithë shtetasit që duan të rikthehen ose ata që duan të largohen nga vendi për t’u krijuar atyre mundësi. Por dua të nënvizoj faktin se nuk do të thotë se do të rikthehemi në gjendje normale. Do ketë një lëvizje me rregulla të përcaktuara, të cilat hap pas hapi do të tejkalohen. Regulla të cilat ne i kemi shumë të rëndësishme se kanë të bëjnë me jetën e njeriut”, shprehet Majko. /Albinfo.ch
Intervista e plotë:
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
Jeta në Zvicër
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch