Lajme

Kurz: Së shpejti do të hapen edhe kufijtë

Kancelari Sebastian Kurz ka qenë i ftuar në televizionin ARD të Sandra Maischberger, ku ka folur edhe për një hapje graduale të kufijve nga fundi i prillit.

“Sigurisht, qëllimi është që të heqim serish kufijtë”, ka theksuar kancelari austriak, i cili ishte optimist që në të ardhmen e afërt do të bëhet e mundur udhëtimi përsëri midis Austrisë dhe Gjermanisë.

Kurz të martën gjatë një konference për shtyp kishte deklaruar: “ Në javët e ardhshme nuk duhet të llogarisim në lirinë e pakufizuar të udhëtimit, siç ka qenë e lejuar deri më tash. Sidoqoftë, në konsultim me vendet fqinje, kufijtë ngadalë do të rihapen”, shkruan heute.at, përcjell Albinfo Austria.

33-vjeçari gjatë intervistës për ARD iu është referuar fillimisht hapjes së kufijve me Gjermaninë dhe Republikën Çeke, megjithëse negociatat për t’ua mundësuar austriakëve pushimet në Kroaci janë duke u zhvilluar.

Kufizimet e hyrje-daljes, siç shpjegon Kurz në ARD, gjithashtu pritet të skadojnë në fund të prillit. Atëherë mund të takoheni përsëri me anëtarët e familjes dhe miqtë.