Kosova

Dalin negativë 11 anëtarët e familjes së gruas shtatzënë që ndërroi jetë

40-vjeçarja nuk arriti t' i mbijetojë pandemisë Covid-19.

Familjarët e të ndjerës i janë nënshtruar testit për koronavirus. 11 anëtarët e familjes së prindërve kanë dalë negativë.

E vetmja që ka rezultuar pozitive është motra e viktimës, e cila po ashtu jeton në fshatin Bokshiq.

Lajmin për mediat kosovare e ka konfirmaur Hekuran Sejdiu, Drejtor i Shëndetësisë në Komunën e Klinës, përcjell albinfo.ch.