Lajme
Qeveria, kundër detyrimit për vënie të maskave në ambientet publike
Megjithatë, maskat mund të jenë të detyrueshme në dyqane dhe biznese, duke përfshirë këtu edhe maskat për klientët
Këshilli Federal nuk ka vendosur detyrimin për të mbajtur maskë në ambientet publike. Para së gjithash, sipas qeverisë së Zvicrës, maska higjenike ofron fare pak mbrojtje për personin që e vë atë.
Mbajtja e distancës dhe larja e duarve janë masat më efektive që duhet praktikuar. Qeveria Federale gjithashtu këshillon kundër maskave të qepura vetë.
Këto janë disa nga pohimet që dalin nga mbledhja e mbajtur sot e Këshillit Federal, të cilat pastaj janë publikuar edhe në konferencën për media ku po marrin pjesë tre ministra federalë, që ka filluar në orën 15.00.
Megjithatë, maskat mund të jenë të detyrueshme në dyqane dhe biznese, duke përfshirë këtu edhe maskat për klientët, transmeton albinfo.ch. Degët e veçanta të ekonomisë janë të detyruara të paraqesin koncepte mbrojtjeje për lehtësimin gradual të masave dhe, këto koncepte mund të përfshijnë edhe vënien e maskave.
Në kundërshtim me vendimin e javës së kaluar, qeveria bën të ditur se megjithatë mbetet kufizimi i gamës së produkteve në shitjen me pakicë. Njoftimi i mëhershëm për lehtësimin në fjalë kishte shkaktuar shumë pakënaqësi, përcjell albinfo.ch. Është e padrejtë nëse shitësit me shumicë lejohen t`i ofrojnë të gjitha mallrat e mundshme, ndërkohë që shitësit në dyqane të vogla, të mos lejohen të punojnë fare.
Nga 11 maji të gjitha dyqanet do të lejohen të hapen përsëri.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!” Ftohen të gjithë shqiptarët, në cilindo shtet qofshin, që në dritaret apo ballkonet e tyre, më...
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
Jeta në Zvicër
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit Midis prillit dhe qershorit 2025, Easyjet do të shtojë një destinacion afrikano-verior dhe tre destinacione evropiane...
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Anëtari i ekuipazhit vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati
-
Zvicër, 2025: Biletat e udhëtimit do të kushtojnë më shumë
-
Zvicra do e kryesojë OSBE-në në 2026