Lajme
Tiçino kërkon zgjatjen e masave të rrepta deri më 3 maj
Situata e pasigurt në kanton është theksuar si njëra ndër arsyet. Qeveria kantonale përmend këtu gjithashtu afërsinë me zonën e krizës në Lombardi si një faktor tjetër rrezikshmërie
Të hënën që vjen, më 27 prill, Zvicra do të fillojë lehtësimin e planifikuar të masave mbrojtëse nga koronavirusi. Kjo nënkupton që ordinancat mjekësore, floktoret, sallonet e masazhit dhe studiot e kozmetikës do të rifillojnë punën, shkruan srf.ch.
Po kështu, dyqanet e pajisjeve për kopshtari lejohen të hapen përsëri. Por, Kantoni i Tiçinos nuk është i kënaqur me këtë orar, transmeton albinfo.ch. Ai planifikon t`i mbajë masat e rrepta një javë më shumë ose deri më 3 maj në mesnatë, raporton Corriere del Ticino.
Sipas gazetës, Qeveria e Kantonit i ka bërë një kërkesë Këshillit Federal. “Do të jetë hera e fundit,” citohet letra. Situata e pasigurt në kanton është theksuar si njëra ndër arsyet.
Qeveria kantonale përmend këtu gjithashtu afërsinë me zonën e krizës në Lombardi si një faktor tjetër rrezikshmërie, specifik për këtë kanton, përcjell albinfo.ch. Edhe rajoni i përmendur italian ka zgjatur masat pandemike deri më 3 maj.
Këshilli Federal ka mundësi që tashmë të ketë vendosur për kërkesën e Ticino. Kjo do të kuptohet në konferencën për shtyp të planifikuar për pasditen e sotme.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve Dritat e Krishtlindjeve të Cyrihut kushtojnë shumë para. Publiku tani po ndihmon me sponsorizimet për t’u...
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme