Lajme
Njoftim: Kujt do t’i mundësohet hyrja në Gjermani
Shënim i rëndësishëm! Kufizimet e hyrjes në Gjermani.
Që nga 17.03.2020 përkohësisht deri më 15.05.2020 vlejnë kufizimet e zgjeruara të hyrjes gjatë udhëtimit për në Gjermani.
Këtyre personave do t’ ju mundësohet edhe më tutje hyrja në Gjermani:
Shtetasve gjermanë, si dhe anëtarëve të tyre nga familja e ngushtë (bashkëshortëve, fëmijëve të mitur, prindërve të fëmijëve të mitur) me pasaportë valide dhe lejeqëndrim/vizë nacionale valide, nëse kthehen në vendbanimin e tyre në Gjermani.
Nëse bëhet fjalë për hyrjen e parë të anëtarëve të familjes që kanë nevojë për vizë, atëherë viza duhet të jetë lëshuar para datës 17.03.2020.
Do të duhej të sjellej me vete një dëshmi mbi lidhjen familjare (certifikatë martesore, certifikatë e lindjes).
Shtetasit e BE-së + shtetasit e Norvegjisë, Islandës, Lihtenshtajnit, Britanisë së Madhe dhe Zvicrës dhe anëtarët e tyre nga rrethi i ngushtë familjar (shih lart), të cilët kthehen në vendbanimin e tyre në Gjermani.
Për këtë duhet të paraqiten dëshmi të rrugëtimit të mëtejshëm për vendit përkatës.
Shtetasve të vendeve të tjera me leje gjermane qëndrimi ose viza gjermane, te cilët kthehen në vendbanimin e tyre (kjo nuk vlen për viza Schengen, ose hyrje të parë me vizë nacionale!).
Shtetaves të vendeve të tjera, të cilët në Gjermani ushtrojnë një funksion të ashtuquajtur „thelbësor“, iu mundësohet hyrja, nëse ata paraqesin dëshmi të përkatëse.
Ata janë:
-personeli shëndetësor, hulumtuesit, punonjësit e infermierisë,
-udhëtarët kufitarë të akredituar, personeli i transportit për trafik të mallrave, si edhe të fushave të tjera te nevojshme (p.sh. ekuipazhi i aeroplanëve),
-diplomatët e akredituar, punonjësit e organizatave ndërkombëtare, personeli ushtarak, ndihmësit humanitarë, të cilët udhëtojnë për të ushtruar funksionin e tyre,
-pasagjerët tranzitë (edhe ata, të cilët me ndihmën konsullore të vendeve të tyre, janë kthyer ne vendin e banimit),
Pasagjerët, të cilët udhëtojnë për arsye të detyrueshme familjare: policia federale gjatë hyrjes e shqyrton çdo rast individualisht në bazë të dokumentacionit, gjegjësisht dëshmive të paraqitura, nëse ekziston një arsye e detyrueshme familjare për udhëtim.
Të gjithë personat, të cilët nuk bëjnë pjesë në asnjë prej kategorive të lartshënuara, duhet të llogarisin që do të refuzohen në kufi.
Përveç kësaj, nga data 10.04.2020 për personat që kthehen pas një qëndrimi disamujor jashtë vendit, parimisht vlen vetizolimi i detyrueshëm 14-ditor në karantinë. Kjo vlen për të gjithë personat me vendbanim të zakonshëm në Gjermani, pavarësisht nga nënshtetësia e tyre.
E-Diaspora
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për partneritet të fuqishëm Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në forumin Ekonomik Zvicër-Kosovë 2024, ku ishte i ftuar...
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025 Bazeli verior i Zvicrës do të mbajë një referendum të dielën për milionat e kërkuara për...
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Gjykata Federale: Personat mbipeshë tani mund të marrin pension IV
-
Priten reshje të dendura bore në Zvicër: Këto rrugë tashmë janë mbyllur