Koronavirusi: çast pas çasti
Kroacia parashikon korridore turistike për çekët
Sipas medias kroate, operatorët çekë të turneve qëndrojnë pas kësaj nisme të quajtur “korridore turistike” drejt Kroacisë.
Kroacia po studion mundësinë për ardhjen e vizitorëve çekë gjatë verës, në përpjekje për të kufizuar ndikimin e pandemisë së koronavirusit të ri mbi një sektor turistik jetësor për ekonominë e vendit, njoftoi sot një ministër.
Propozimi u diskutua nga zyrtarë të lartë të të dy vendeve.
“Turistët çekë, të cilët do të duhet të marrin një certifikatë shëndetësore që tregon se nuk janë të infektuar, do të lejohen të udhëtojnë në Kroaci përmes rrugëve ajrore apo tokësore”, theksuan mediat kroate.
“Ne kemi diskutuar tashmë me Republikën Çeke për këtë fakt, që ata të përgatisin propozimet e tyre dhe ne të përgatisim tonat”, theksoi minitri kroat i Turizmit, Gari Cappelli.
“Ne jemi të varur nga turistët e huaj, të cilët përbëjnë 90% të të ardhurave të sektorit”, shtoi ai.
Kryeministri Andrej Plenkoviç theksoi javën e kaluar në një mesazh në Twitter se kishte rënë dakord me homologun e tij çek, Andrej Babis, që ministrat e Turizmit të dy vendeve do të ofrojnë një model të pranueshëm për ardhjen e turistëve çek këtë sezon”.
Sipas mediave kroate, një model i ngjashëm është parashikuar edhe për turistët austriakë dhe hungarezë.
Në vitin 2019, rreth 20 milionë turistë, përfshirë mbi 700 000 çekë, udhëtuan për në Kroaci, shumica përgjatë bregdetit të saj spektakular të Adriatikut.
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve Dritat e Krishtlindjeve të Cyrihut kushtojnë shumë para. Publiku tani po ndihmon me sponsorizimet për t’u...
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme