Koronavirusi: çast pas çasti

Francë: Mbi 20 mijë viktima nga koronavirusi

Franca është shteti i katërt në botë pas SHBA-së, Spanjës dhe Italisë që ka arritur shifrën e mbi 20 mijë viktimave nga pandemia e koronavirusit.

Shifrat zyrtare, megjithatë, tregojnë se numri i pacientëve nën kujdes intensiv ka rënë për të dymbëdhjetën ditë me radhë.

Udhëheqësi i Institutit të Shëndetit Publik në Francë, Jerome Salomon, tha se viktimat nga koronavirusi janë rritur për 2.8 për qind, në 20,265, krahasuar me rritjen për 2.0 për qind, të dielën.

“Vendi ynë e kaloi një prag që është simbolik dhe i dhimbshëm”, tha Salomon.

Javën e kaluar, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i ka zgjatur masat e izolimit atje deri më 11 maj, në përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Në një adresim televiziv, Macron ka thënë se kufizimet aktuale e kanë ngadalësuar koronavirusin, por nuk e kanë mundur atë, përcjell Albinfo.ch