Lajme
Vlerësohet ndihma e shqiptarëve në Itali
Shqiptarët në Parma të Italisë, sërish në ndihmë të komunitetit.
Artan Gjergji dhe Giuliana Delilaj janë dy sipërmarrës të suksesshëm shqiptarë, të cilët kanë hapur një furrë buke në qytezën Monticelli, në zonën e Parmës në Itali. Gjatë ditëve të fundit ata kanë shpërndarë ushqime falas për spitalet pranë zonës, ku ushtrojnë aktivitetin familjar, përcjell albinfo.ch.
Artan Gjergji dhe Giuliana Delijaj në Monticelli Terme, Parma, të cilët kanë ofruar prodhimet gastronomike të furrës që drejtojnë falas për kategorinë e personave në nevojë. Ata kanë shpërndarë falas në spitalin e Parmës dhe për ekipin e Mbrojtjes Civile në Traversetolo. Gazeta të ndryshme lokale kanë shkruar për këtë nismë të dy bashkëshortëve shqiptarë.
“Jemi në një moment të vështirë dhe e ndjejmë për detyrë që të japim kontributin tonë. Ka shumë familje në vështirësi, sepse kanë humbur punën. Kur kam parë punën kolosale të mjekëve në spital, u frymëzova akoma më shumë për luftën që bëjnë ata për të shpëtuar jetë njerëzish, plus më kujtohet vitet ’90 kur emigrova në Itali dhe arena e tmerrshme e stadiumit të Barit ku diskutohej copa e bukës”, tregon Artani.
Artan Gjergji nga Lezha dhe bashkëshortja e tij, Giuliana Deliaj nga Dukagjini, prej vitesh jetojnë në Itali, ku drejtojnë sipërmarrjen e tyre, dyqanin me prodhime brumi “Giuliana”. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Pas Zvicrës, Hamza do të mbajë takime me mërgimtarët në Gjermani Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, këtë vikend ka mbajtur takime me bashkatdhetarë nga Zvicra,...
-
I riu kosovar humb jetën në Kroaci
-
Jeta Gashi punësohet në Spitalin Universitar të Cyrihut
-
Tubimet e partive në diasporë, ambasadori gjerman në Kosovë del me reagim
-
Manifestim kulturor për festat e nëntorit, organizuar nga KMSHZ
Jeta në Zvicër
-
Jeta Gashi punësohet në Spitalin Universitar të Cyrihut Një storje suksesi nga Kosova në Zvicër ...
-
Dy të tretat e zviceranëve të papunë gjejnë sërish punë
-
Studimi që zbulon dallimet në kulturën ushqimore midis Zvicrës dhe fqinjëve
-
Migros Aare shfuqizon ditët e zbritjes për pensionistët
-
Libri “Masakrat në Kosovë 1998 – 1999”, një monument kundër harresës