Lajme
Zvicër: 24 vdekje brenda një dite, përgjysmë më pak se një ditë më parë
Të dielën ishin vetëm 24 raste vdekjesh nga koronavirusi më shumë se të shtunën. Ndërsa rritja e një dite më parë ishte më shumë se dy herë më e lartë
Numri i infeksioneve të reja të konfirmuara me koronavirus në Zvicër dhe Lihtenshtajn, është rritur për 336 brenda një dite. Sipas BAG, të dielën ka pasur gjithsej 27,740 raste të konfirmuara dhe 1.135 vdekje.
Të shtunën ishin raportuar 326 raste, ose pak më pak se sot, shkruan sda.ch
Të paktën 3,271 njerëz janë të shtruar në spital për sëmundjen Covid-19, të konfirmuar nga laboratori .
Ndërkaq spas agjencisë së lajmeve Keystone-SDA, numri i të vdekurve, i mbledhur nga të dhënat e raportuara në të gjithë kantonet është rritur në 1375 deri në mesditën e së dielës.
Sipas platformës ndërkombëtare wordometers.info, në 24 orët e fundit në Zvicër janë regjistruar 336 infeksione të reja dhe 25 viktima. Ndërsa numri i të shëruarve është tashmë 17.800.
Kantoni i Vaudit ka qenë në krye me 291 të vdekur që nga e premtja, përpara Tiçino-s me 281 të vdekur, transmeton albinfo.ch. Në proporcion me popullsinë, kantoni i Gjenevës ka pjesën më të madhe të të infektuarve.
Sipas Keystone-SDA, Obwalden dhe Appenzell-Innerrhoden janë kantonet e vetme ende pa viktima.
Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG), duke raportuar numrin prej 1135 vdekjeve të regjistruara deri më tani, ka shkruar se të dielën ishin vetëm 24 më shumë sesa të shtunën. Ndërsa rritja e një dite më parë ishte më shumë se dy herë më e lartë.
Në total, 221.263 njerëz janë testuar për koronavirus në Zvicër deri të dielën, përcjell albinfo.ch. Në 15 për qind të testeve, rezultatet ishin pozitive
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje Gjatë dhjetë vjetëve të fundit, raportet për fyerje në Zvicër janë rritur me 64 për qind....
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025