Koronavirusi: çast pas çasti

Britani e Madhe: 482 viktima nga koronavirusi për 24 orë

Britania e Madhe vazhdon të mbetet një ndër shtetet më të prekura me koronavirus, si për nga numri i të infektuarve po ashtu edhe për nga vdekjet nga ky virus.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 482 vdekje të reja nga pandemia e koronavirusit.

Numri i personave që kanë vdekur si pasojë e koronavirusit në spitalet britanike është rritur në 16,060, deri në pasditën e së shtunës, ka njoftuar Departamenti për Shëndet dhe Kujdes Shoqëror.

Deri ne ditën e diel në këtë shtet janë kryer 482,063 teste për sëmundjen Covid-19, që shkakton koronavirusi.

Një total prej 371,967 personave janë testuar, nga të cilët 120,067 kanë rezultuar pozitivë në këtë virus, përcjell Albinfo.ch