Lajme
Parmellin: Restorantet në Zvicër mund të hapen “brenda javëve të ardhshme”
"Por kjo varet nga mënyra se si zhvillohet situata", ka saktësuar ministri i ekonomisë, Guy Parmelin
Ministri i Ekonomisë Guy Parmelin ka një lajm të mirë për të gjithë ata banorë të Zvicrës që pyesnin se kur do të hapen restorantet. Ai, në një intervistë për “Sonntagszeitung” dhe “Le Matin Dimanche” ka thënë se “nuk përjashton që restorantet mund të hapen “brenda javëve të ardhshme”. Por kjo varet nga mënyra se si zhvillohet situata, ka saktësuar Parmelin.
Këshilli Federal mund të realizojë një vlerësim të ri të situatës në mbledhjet e tij çdo javë, ka thënë ministri, duke iu referuar vlerësimit të bërë më 16 prill, brenda të cilit nuk parashihej hapja e restoranteve, shkruan albinfo.ch. “Por, hapja duhet të bazohet në kritere shëndetësore.
Me siguri është e rëndësishme që njerëzit të jenë në gjendje të punojnë përsëri dhe të dalin jashtë, përcjell albinfo.ch. Nuk duhet të nënvlerësohen as problemet psikologjike të izolimit ose frikës për fatin e ndërmarrjeve ku punojmë.
Megjithatë Parmelin pret që kufizimet e shkaktuara nga përhapja e koronavirusit të vazhdojnë për një kohë të gjatë. “Njerëzit dhe bizneset duhet të mësojnë ngapak si të jetojnë me pasojat e krizës së koronavirusit”, ka thënë Parmelin. Kufizimet do të hiqen plotësisht vetëm atëherë kur Zvicra do të ketë një vaksinim efektiv.
Parmelin nuk ka dashur të bëjë të ditur nëse ai i ishte nënshtruar vetë një testi për koronavirus, transmeton albinfo.ch. “Oh, kjo është shumë private tani,” ka thënë ai. Por ai po u përmbahet mirë rekomandimeve rreth higjienës dhe distancës. “Veçanërisht për faktin se ne duam të shmangim mundësinë që ne në Këshillin Federal të infektojmë njëri-tjetrin”. Anëtarët e tjerë të qeverisë kanë njoftuar tashmë rezultatet e tyre të testimit.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër? Përpos propozimeve kombëtare, në shumë kantone dhe qytete të Zvicrës mbahet votim gjatë ditës së sotme....
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?