Koronavirusi: çast pas çasti

Në Zvicrën frankofone 4 herë më shumë të vdekur se në Zvicrën gjermane

24.7 njerëz për 100,000 banorë në Zvicrën frankofone kanë vdekur nga Covid-19. Ndërsa në Kantonin e Tiçinos madje 53.5, transmeton albinfo.ch. Nga ana tjetër, në Zvicrën gjermanishtfolëse norma e vdekjes në 100 mijë banorë është "vetëm" 6.2

Kur, më 16 prill, Këshilli Federal njoftoi lehtësimin e masave të koronës javën e kaluar, zviceranët gjermanishtfolës e përshëndetën. Nga ana tjetër, reagimi i zviceranëve frankofonë ishte më i përmbajtur, shkruajnë mediat zvicerane.

Kështu, në kohën kur  gjermanishtfolësit tashmë po flisnin për vënien e sërishme në funksiontë ekonomisë, në Zvicrën frankofone ende po diskutohej një lloj shtetrrethimi i rreptë i bazuar në modelin e Francës.

Një arsye që shpjegon qëndrimet e ndryshme në këto dy zona të Zvicrës  mund të qëndrojë në shkallën e ndryshme të shqetësimit, siç shkruan “Sonntagsblick”. Deri më tani, 24.7 njerëz për 100,000 banorë në Zvicrën frankofone kanë vdekur nga Covid-19. Ndërsa në Kantonin e Tiçinos madje 53.5, transmeton albinfo.ch. Nga ana tjetër, në Zvicrën gjermanishtfolëse norma e vdekjes në 100 mijë banorë është “vetëm” 6.2.

A është koha faktori kryesor?

Sipas Olivia Keizer, epidemiologe në Universitetin e Gjenevës, faktori kohë është arsyeja kryesore për dallimet në mes të zonave: “Epidemia ka filluar më herët në Ticino dhe në Zvicrën frankofone. Kështu, Zvicra gjermane kishte një avantazh kohor”, përcjell albinfo.ch. Prandaj masat e ndërmarra gjatë kësaj kohe që e kishte si përparësi, kanë parandaluar dëmet e  mëdha në Zvicrën gjermane.

Ndërkohë që kantoni i Ticinos është prekur rëndë në saje të afërsisë së tij me Lombardinë dhe për faktin se popullsia atje është më e vjetër se në pjesën tjetër të vendit, arsyet për numrin e lartë në Zvicrën frankofone nuk janë aq të qarta.

Përpjekja e mjekut kantonal të Gjenevës Zhak-André Romand për të shpjeguar është si vijon: “Shumë banorë të Gjenevës kanë rrënjë italiane dhe mbajnë kontakte intensive me Italinë veriore”, transmeton albinfo.ch. Fakti që Gjeneva është një qytet me prani të madhe ndërkombëtare dhe trafiku i shpejtë kufitar në Francë gjithashtu ka mundësi të kenë luajtur një rol, sipas mjekiut frankofon.