Lajme

SHBA, mbi 39 mijë të vdekur nga koronavirusi

Sipas statistikave më të reja, numri i viktimave të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara ka shkuar në 39,115. Vetëm gjatë 24 orëve të kaluara u shënuan 1,903 viktima.

Rritje të madhe u shënua edhe në numrin e të infektuarve. Për 24 orë u shënuan mbi 28 mijë raste të reja dhe kështu shifra e përgjithshme e të prekurve shkoi në 741,866 raste, shkruan “Daily Mail”.

Shtetet e Bashkuara ndodhen bindshëm në vendin e parë në botë për numrin e vdekjeve dhe infektimeve me koronavirus para Italisë dhe Spanjës. Pavarësisht shifrave të tmerrshme, presidenti Donald Trump tha se ka shenja pozitive në luftën kundër pandemisë dhe se beson që më e keqja tashmë ka kaluar.

“Ne po vazhdojmë të shohim shumë shenja pozitive që virusi e ka kaluar kulmin e vet”, tha presidenti disa ditë pasi Shtëpia e Bardhë lëshoi udhëzime për rihapjen e ekonomisë.

Ai bëri të ditur se Teksasi dhe Vermonti do ta lejojnë rihapjen e disa bizneseve javën e ardhshme, por masat e rrepta të distancimit social ende do të mbeten në fuqi.