Kosova

Kosovë: Martesë në kohë pandemie (Video)

Edhe pse kishin planifikuar dasëm për ta festuar ditën e kurorëzimit të dashurisë së tyre, një çifti nga Prishtina iu është pamundësuar një gjë e tillë për shkak të situatës me koronavirus.

Por, ata kanë zgjedhur një mënyrë të pazakontë për t’u martuar edhe në kohë pandemie.

Kështu me motoçikletë, çifti nga Prishtina vendosi që të bëjë xhiro të shtunën, meqë planet për dasmë me kolonë makinash, e me festë të madhe familjare ua prishi koronavirusi, raporton Klankosova, përcjell Albinfo.ch.