Koronavirusi: çast pas çasti

Gjermani: Në 24 orët e fundit janë regjistruar 3,609 raste me Covid-19

Në Gjermani ka vazhduar trendi i rritjes së rasteve të reja me koronavirus, për të katërtën ditë me radhë.

Autoritetet gjermane kanë bërë me dije se vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 3,609 raste të reja me koronavirus, ndërsa kanë vdekur 242 persona.

Të premten, ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn, tha se shpërthimi i koronavirusit në Gjermani është nën kontroll, pas një muaji izolimi.

Ai tha se nga 12 prilli numri i pacientëve të shëruar është vazhdimisht më i lartë se numri i të infektuarve të rinj, përcjell Albinfo.ch.