Lajme
Arrestohen 7 veta që po garonin në autostradë, kosovari në paraburgim
Policia Kantonale e Cyrihut ka raportuar një rritje të ngasjes me shpejtësi të madhe të makinave duke shfrytëzuar zvogëlimin e qarkullimit në këto rrugë
Fundjavën e kaluar ka ndodhur në autostradën A51 Wallisellen të Cyrihut një aksident i dhunshëm. Policia ka arrestuar shtatë persona për pjesëmarrje në një garë shpejtësie, shkruajnë blick.ch, 20 minuten dhe media tjera zvicerane.
Njëri prej tyre, një kosovar (29 vjeç) po mbahet në paraburgim.
Aksidenti ka ndodhur pas orës 17, në pasditen e të dielës, transmeton albinfo.ch. Shoferi i një Mercedesi të zi AMG po e ngiste makinën e tij në autostradën A51 drejt Glattbrugg-ut (ZH). Disa qindra metra pas kryqëzimit A1 / A51, shoferi i Mercedesit, duke marrë një kthesë në të djathtë, u përplas në një Peugeot që ishte para tij.
Mercedesi ka goditur pjesën e pasme të Peugeotit me tërë forcën e tij. Ndërsa Peugeoti është përplasur në mbrojtësen e majtë të rrugës, përcjell albinfo.ch. Dy personat që ndodheshin në makinën në fjalë, një burrë (38) dhe një grua (31), kanë pësuar lëndime të lehta. Shoferi i mercedesit, shkaktar i aksidentit nuk pësoi lëndime.
Tashmë ka kaluar afër një javë që nga aksidenti. Bazuar në hetimet që ka bërë Policia Kantonale e Cyrihut dhe prokuroria publike, ekziston një dyshim i bazuar se shkak për këtë aksident u bë një garë ilegale veturash në autostradë
Në lidhje me këtë rast, policia ka arrestuar shtatë persona, meshkuj, të gjithë midis 22 dhe 29 vjeçarë, transmeton albinfo.ch. Gjashtë prej tyre janë me shtetësi zvicerane, ndërsa njëri, me shtetësi kosovare. Kosovari (29 vjeçar), me kërkesë të prokurorit publik aktualisht po mbahet në paraburgim.
Procedime penale në lidhje me përplasjen, janë hapur kundër gjithsej pesë personave.
Policia Kantonale e Cyrihut ka raportuar një rritje të ngasjes me shpejtësi të madhe të makinave duke shfrytëzuar zvogëlimin e qarkullimit në këto rrugë për shkak të koronavirusit.
Foto: KAPO Zürich
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër? Përpos propozimeve kombëtare, në shumë kantone dhe qytete të Zvicrës mbahet votim gjatë ditës së sotme....
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?