Shqipëria
33-vjeçari shqiptar niset me biçikletë nga Italia
Një i ri shqiptar, i cili jeton në Itali, ka marrë biçikletën e tij dhe është nisur të pedalojë për të ardhur në atdhe.
“Dua të kthehem në Shqipëri”. Këto ishin fjalët e një 33-vjeçari, i cili u ndalua dje nga një patrullë e policisë italiane, ndërsa pedalonte biçikletën e tij përgjatë autostradës A27.
Mediat italiane shkruajnë se ishte një skenë në prag të surreales që nuk ka kaluar pa u vënë re nga shoferët e mjeteve që njoftuan policinë.
Ai rrezikohej seriozisht prej trafikut të makinave në autostradë dhe ndërhyrja në kohën e duhur shmangi një tragjedi të mundshme.
Autor i këtij veprimi të çmendur është një shqiptar 33-vjeçar, me banim në Marca, i cili ishte shtruar në spital në Ca “Foncello” për shkak se vuante nga problemet me ankthin shkaktuar prej izolimit të gjatë, raporton abcnews.al.
Ai ende mbante në kyçin e dorës byzylykun e spitalit me emrin dhe datën dhe shtrimit në spital.
Burri mori biçikletën e tij, i papajisur me doreza dhe maskë, të cilat janë gjithashtu të detyrueshme për çdo lloj lëvizje dhe u drejtua drejt daljes së autostradës Treviso Nord, në San Sisto di Villorba.
Pas njoftimit prej shoferave në autostradë, një ambulancë është dërguar në vendin e ngjarjes, ndërsa një patrullë nga policia e autostradës arriti tek ai në pak minuta.
33-vjeçari ishte në gjendje psikologjike të rëndë, por kjo nuk ishte e mjaftueshme për të shmangur një gjobë shumë të lartë: 42 euro për hyrje të paligjshme në autostradë (biçikletat nuk lejohen) dhe 533.33 euro për mosrespektim të dekretit të lëshuar nga qeveria për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
I pyetur nga policët për arsyet që e kishin nxitur të dilte me biçikletë në autostradë, burri u përgjigj se ishte i rraskapitur dhe se dëshironte të kthehej në vendin e tij të origjinës, Shqipëri.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra Një familje kosovare përshkruan një udhëtim të tmerrshëm nëpër Kroaci dhe Serbi, duke bërë thirrje për...
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra