Koronavirusi: çast pas çasti

“Kur merrja frymë, më dukej sikur kisha qenë nën ujë…”

Jason Hartelius, i cili po shërohet nga koronavirusi, publikoi një video në mediat sociale, ku shfaqet në një prej tualeteve të spitalit, në gjendje të rënduar shëndetësore

Në një intervistë për CNN, Hartelius tregon se si nuk merrte dot frymë kur kollitej dhe sa e vështirë ka qenë për të kjo periudhë.

“Ndihesha sikur isha nën ujë për një kohë të gjatë dhe dilja në sipërfaqe për të marrë frymë. Dhe kur mendoja se po normalizohej frymëmarrja ime, zhytesha sërish nën ujë”, tha ai për CNN.
“Një natë para se të shkoja në spital, isha në këtë gjendje gjatë gjithë natës. Asnjëherë nuk flija, sepse nuk më zinte gjumi. Kisha frikë se nëse do të bija të flija, do të ndaloja së marri frymë”, shton ai.

Hartelius tregon frikën që kishte kaluar në ditën e dytë në spital, thotë se mendonte që do të vdiste. Ka kaluar një muaj tashmë që prej infektimit me koronavirus dhe ai ende përjeton simptoma të lodhjes. Këshilla e tij për të tjerët në këtë pikë është vetëm të tregohet kujdes, kjo është më e rëndësishmja.

“Mendoni se jeni mirë. Mendoni se keni një rrezik më të ulët. Mund të infektoni dhe të mos e dini, kështu ktheheni në punë duke menduar se jeni mirë dhe se nuk keni asnjë simptomë. Por, kështu mund t’ua transmetoni personave me të cilët punoni, ata do të sëmuren dhe mund të jenë viktima të këtij virusi. Këtë dua që njerëzit të kuptojnë. Prandaj dhe kam regjistruar këtë video”, thotë ai.