Kosova

Humb jetën kosovari në Zvicër, i prekur me COVID-19

Një qytetar i Kosovës ka humbur jetën nga koronavirusi në Zvicër. Raportohet se ai është nga fshati Petrovë e Shtimës

Është bërë e dtur se një person nga fshati Petrovë në komunën e Shtimes dje ka ndërruar jetë në Zvicër.

Sipas informacioneve, thuhet se ai ishte i prekur me koronavirus dhe se lajmin e kanë bërë të ditur nga Komuna e Shtimes.

Ndërkohë, mbrëmë një rast i ri me koronavirus është shënuar në këtë komunë.

Sipas njoftimit, Shtabi Emergjent Lokal në bashkëpunim me të gjitha institucionet e tjera kanë marrë të gjitha masat për mbrojtje nga COVID-19.

“Po ashtu dje kemi kuptuar se një bashkëvendas nga fshati Petrovë me banim në Zvicër ka ndërruar jetë si pasojë e sëmundjes COVID-19 me këtë rast i shprehim ngushëllimet më të sinqeta.

Ju lusim që të vazhdoni të qëndroni në shtëpitë tuaja!”, thuhet në njoftimin e Komunës së Shtimës.