Koronavirusi: çast pas çasti

Nju Jork: Izolimi vazhdon deri më 15 maj

Nju Jorku vazhdon të mbetët qendër e pandemisë së koronavirusit në SHBA, vendi me më së shumti të infektuar dhe të vdekur nga ky virus.

Andaj duke analizuar shifrat e të infektuarve me koronavirus, masat e izolimit për këtë shtet do vazhdojnë së paku deri më 15 maj.

Vazhdimin e masave të izolimit e konfirmoj edhe Guvernatori i shtetit të Nju Jorkit, Andrew Cuomo.
Ai tha se ekspertët do të jenë ata që do të përcaktojnë se kur shteti mund t’i heq masat kundër pandemisë.

Vendimi sipas tij nuk do të ishte “politik” ose “emocional”. Numri total i të infektuarve në Shtetet e Bashkuara, ka arritur në 640,291.

Deri më tani janë shënuar 139,469, të vdekur, përcjell Albinfo.ch